Futboll Sport

“AI MUND TË BËHET NJË MESFUSHOR I MADH”/ Trajneri i Lyonit zbulon ekipin se ku do luajë ylli…

Trajneri i Lyon, Bruno Genesio foli për “Tuttosport” në lidhje me mesfushorin Tanguy Ndombele, të cilin Juventus ka kohë që e ndjek.

“Ai është fortë fizikisht dhe ka shumë teknikë, me një prekje ai mund të kalojë tre lojtarë dhe kur fillon të fitojë terren është shumë e vështirë për ta ndalur. Është i saktë në pasime, ka driblim fantastik, është i zgjuar, nuk më pëlqejnë krahasimet por ai mund të jetë Pogba i ri”, tha fillimisht trajneri i Lyon.

Më tej ai shtoi se në të ardhmen pret që ai të kapë shifrat e 8-10 golave në kampionat dhe shpreson që ta ketë sa më gjatë në skuadër.

“Ndombele mund të bëhet mesfushorë i një klubi të madh dhe unë nuk do të surprizohesha nëse do e shihja atë te Juventus në të ardhmen. Por, përderisa jam trajneri i tij, do të doja ta shijoja edhe pak atë, këtu te Lyon”, përfundoi Genesio.

Ndombele është 22 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje me Lyon në Ligue 1, ndërsa numëron dy gola në 6 sfida të luajtura këtë sezon në Champions League.

Related posts

RUSI 2018/ Njihuni me lojtarët, e përjashtuar nga Kupa e Botës

Sadik.Autor

NDESHJA KAMZA-TEUTA / Fillim i vrullshëm, vendasit në avantazh me Bonanin

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pogba prezantohet tek ekipi i ri! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment