Futboll Premier League Sport

ISH-ZËDHËNËSI I MOUT/ Eladio Parames: Solskjaer dështoi, Sarri dhe Pochettino…

Eladio Parames, një emër që nuk do të thotë shumë për tifozët, por që është mjaft i njohur në botën e futbollit. Portugezi ka qenë për një kohë të gjatë zëdhënësi dhe një nga njerëzit më të besuar të Jose Mourinho-s. Kur flet ai, domethënë, është mirë të dëgjohet, sepse ka shumë mundësi që fjalët e tij të jenë ato të “Special One”.

Dhe duke parë atë që ka thënë gazetari portugez për tre trajnerë të Premier League, rrugët e të cilëve janë kryqëzuar me ato të Mou, duket pothuajse e pamundur që shkrimi i botuar në gazetën “Record” të jetë i Parames dhe jo i vetë ish-trajnerit të United.

SOLSKJAER – Edhe pse çdo deklaratë lë të kuptohet se Solskjaer, Sarri dhe Pochettino nuk mund të krahasohen me “Special One”. Fillohet nga norvegjezi, ai që i “vodhi” vendin Mourinho-s te Manchester United. “Shikoni si ka shkuar eksperienca e parë e trajnerit të United në Angli. Ka dërguar Cardiff-in direkt në Championship, duke fituar vetëm shtatë ndeshje dhe duke dalë i fundit me 30 pikë. Dhe tani është kthyer tek United”.

SARRI DHE POCH – Nuk kanë shpëtuar as Sarri me Pochettino-n, që sipas Parames adhurohen nga shtypi anglez, por që nuk janë në nivelin e Mourinho-s. “Sarri, trajneri i Chelsea-t, nuk ka fituar asgjë në jetën e tij dhe rezultati më i rëndësishëm që ka arritur ka qenë një humbje e turpshme kundër Manchester City-t. Gjithsesi, të gjithë flasin për Sarriball”.

Po trajneri i Tottenham? Edhe këtu muzika nuk ndryshon: “Pochettino është një tjetër trajner që nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh diçka, por trajtohet si ‘magjiku Poch'”.

Fjalë të ashpra nga Parames, apo nga Mourinho?

Related posts

“TËRBOHET” PSG/ Francezët kërkojnë edhe Felix, por Neymar e mban “peng”

F.autor

Kaka sërish vizitë Milanit: Sa shumë kujtime kam këtu, Gatuzo një trajner i madh

Isa.Autor

SHQETËSOHET LIVERPOOL/ Kampionët e rinj të Anglisë rrezikojnë të mos luajnë në “shtëpi”

Delo.autor

Leave a Comment