Champions League Futboll Sport

AJAX-REAL MADRID/ “Liga e Kampionëve”: Hera e parë për Ajaxin që arrin këtë fazë (FORMACIONET ZYRTARE)

Ajaxi e pret sonte Real Madridit në shtëpi, në një moment historik në Ligën e Kampionëve, pasi pas plot 13 viteve e ka arritur fazën e 1/8 së finales.

Ndërkohë, Santiago Solari ka vendosur t’i besojë adoleshentit brazilian Vinicius Junior por jo edhe veteranit Marcelo.

Ajaxi e pret Madridin në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, në një ndeshje të vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që nis në orën 21:00. Kjo është hera e parë që Ajaxi e arrin këtë fazë pas plot 13 viteve.

Por, klubit holandez i duhet të përmirësohet në mënyrë dramatike, nëse dëshiron ta arrijë çerekfinalen, pasi ka lëshuar pikë në tri nga katër ndeshjet e fundit në ligë, duke shënuar një fitore, një barazim dhe duke humbur dy herë.

Derisa forma e Ajaxit ka rënë, ajo e Real Madridit është ngritur. Në shtatë ndeshjet e fundit, skuadra e Solarit i ka shënuar shatë fitore dhe ka barazuar një herë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Ajax:

Real Madrid:

Related posts

BOTËRORI 2022/ Nuk pranoi të aktivizohet në miqësore, ylli i Chelsea-t lihet jashtë kombëtares. Ja emri…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ideja e çmendur e Chelsea, të ribashkojë Lukakun dhe Lautaro në Londër

Delo.autor

MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent

Delo.autor

Leave a Comment