Futboll Sport

NGA NEYMAR TEK ICARDI/ Ja 5 rastet kur kapitenët humbin gradat

Vendimi i Inter-it për t’ia hequr shiritin e kapitenit Maruo Icardi-t dhe për t’ia dhënë  atë portierit Samier Handanovic ka bërë xhiron e botës. Një vendim i papritur, por jo i rrallë në botën e futbollit. Madje, Inter dhe trajneri Spalletti kanë qenë në qendër të situatave të tilla në të kaluarën.

Ranocchia – U zgjodh kapiten për shkak të vjetërsisë (me zikaltrit që nga janari i 2011-ës), por bota e Ranocchia-s u përmbys në fillimin e sezonit 2015-16, kur klubi vendosi t’ia jepte shiritin Mauro Icardi-t, duke zhgraduar mbrojtësin, i cili mbeti shumë i zhgënjyer. Aq sa huazua te Sampdoria në janarin e 2016-ës, për t’u rikthyer në bazë korrikun pasues, kur Roberto Mancini mori drejtimin e ekipit.

Spalletti dhe De Rossi – Në 23 gusht të 2016-ës, Roma-Porto u mbyll 0-3 dhe verdhekuqtë e Spalletti-t u eliminuan nga Champions League. De Rossi ka humbur arsyen në atë ndeshje dhe është ndëshkua me karton të kuq, ndërsa skuadra është fundosur. Menjëherë pas ndeshjes, mesfushorit i është hequr shirit i kapitenit. Spalletti ka folur për “rregulla të brendshme që duhen respektuar” dhe se masa do të ishte e përkohshme. Ka kaluar më pak se një muaj dhe De Rossi ka rimarrë rolin e kapitenit.

Cruyff dhe Ajax-i – Edhe legjendat e topit e kanë një “njollë” të tillë në biografinë e tyre. Në fakt, kjo i ka ndodhur edhe të madhit Johan Cruijff gjatë sezonit 1972-73, kur zgjedhjet e zhvilluara brenda ekipit kanë dhuruar një rezultat surprizë: kapiteni i atij Ajax-i, që në majin e 1973-shit do të shpallej kampion i Europës për herën e tretë radhazi, nuk do të ishte më ai. Gjithsesi, Cruijff e ngriti në qiell kupën e tretë të kampionëve si kapiten dhe dy muaj më pas u transferua te Barcelona.

Terry dhe Capello – “Pasi jam menduar gjatë, kam vendosur se kapiteni i kombëtares nuk do të jetë më Terry, por Rio Ferdinand”. Këto kanë qenë fjalët e Fabio Capello-s, trajneri i Anglisë, kur në 2010-ën, në prag të Botërorit të Afrikës së Jugut, mori këtë vendim i ndikuar nga presioni i popullit, me lojtarin që akuzohej për racizëm.

Neymar – Kanë shkuar ndryshe gjërat në rastin e brazilianit, i cili vendosi të hiqte dorë vetë nga shiriti për shkak të stresit të madh që ndiente mbi vete. Një vendim që është marrë pas Lojërave Olimpike të 2016-ës, gjatë të cilave Brazili ka fituar titullin e vetëm që i mungonte, medaljen e artë olimpike. “E kam të vështirë ta mbaj këtë shirit. Nuk do të ma shihni kurrë më në krah”. Gjithsesi, në vjeshtën e 2018-ës trajneri i Brazilit ka dashur që Neymar të kthehej edhe si kapiten. “Kam mësuar dhe kam vendosur të pranoj. Do të jetë një gjë pozitive për mua”, ak thën Neymar në atë kohë.

Related posts

FLET LEGJENDA/ Butrageno: SOLARI do ta tregojë veten, respekt për RONALDO por…

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Agjenti Raiola largon Donnarumman nga Milan, ja ekipi që po bisedon…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Milan – Chievo

Q.Autor

Leave a Comment