Futboll Seria A Sport

ANALIZA E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ja me sa lëvizje bëhet përmbysja ndaj Atleticos

Ndoshta një humbje minimale mund të pranohej, por 2-0 në Madrid ishte një shuplakë e rëndë dhe shija e hidhur e mbrëmjes së të mërkurës së kaluar peshon ende te Juventusi.

Gjithsesi, në Torino i kanë të gjitha armët për të përmbysur disavantazhin e të parës, ndonëse për ta bërë këtë, trajneri Alegri dhe grupi i tij duhet të korrigjojnë veten në 6 lëvizje, që munguan në ndeshjen e vajtjes në “Vanda Metropolitano”.

KRENARIA E CR7 – Sigurisht që të prezantohesh te Juventusi duke premtuar se do të marrësh përdore skuadrën, të paktën deri në finalen e Champions-it është një mision i vështirë, por për një si Kristiano Ronaldo, që me 122 gola është mbreti i këtij turneu, por sivjet numëron vetëm 1 gol në 6 prezenca, është diçka që ndoshta peshon. CR7-ës mund t’i jetë prekur krenaria, ndihet në faj me tifozët e tij, por nëse ai vendos të zgjohet dhe të luajë një ndeshje me ritmet e tij të vërteta, atëherë Atletiko bën mirë që të dridhet.

TË LODHUR – Juvja sivjet ka qenë shumë e pafat, sepse mbi të gjitha në repartin e mesfushës dëmtimet kanë qenë të shumta dhe lojtarë si Pjaniç e Matuidi kanë shpenzuar shumë nga benzina e tyre në serbator. Lodhja ka nisur të ndihet dhe duke qenë e tillë, rendimenti nuk është ai që pritej. Prandaj, në këto dy javë të ardhshme, një menaxhim i forcave në mesfushë në mënyrë që lojtarët të rikuperojnë energjitë është më shumë se i domosdoshëm.

NDËRRIM SKEME – Pikërisht falë lodhjes, skema 4-3-3 e përdorur në Madrid i krijoi lehtësira Atletikos, pasi repartet nuk u dukën shumë kompaktë, sidomos kur u duhej të mbronin. Prandaj, pse jo në sfidën e kthimit mund të mendohet për një kthim në 4-4-2, me më shumë lojtarë në mesfushë për të frenuar sa më shumë dhe më shpejt aksionet e spanjollëve.

RIKTHIMI I “MURIT” – Bonuçi dhe Kielini në Madrid vuajtën disi formën e tyre jo ideale, pas gati një muaji mungesë për probleme fizike. Ndaj, në këto stërvitje dhe sfida të radhës, ata të dy duhet të gjejnë atë koordinimin dhe formën perfekte për t’u rikthyer të pakalueshëm në prapavijë dhe sidomos të jenë më të kujdesshëm në goditjet standarde.

INTENSITET “MADRILEN” – Historia e sezonit të kaluar në “Bernabeu” ndaj Realit (3-0 pas 61 minutash lojë) tregon se kur Juventusi vendos që të luajë me mendjen e zbrazët, mund të bëjë çmenduri. Sfida ndaj Realit mëson se ekipet spanjolle vuajnë lojën nga krahët, krosimet me breshëri në zonë dhe diçka të tillë di ta bëjë shumë mirë Duglas Kosta, të cilin trajneri Alegri shpreson ta ketë gati më 12 mars.

“TORRA” MANXUKIÇ – Më shumë sesa Ronaldo e Dibala, ndaj Atletikos mungoi Manxukiçi më i mirë. Ai u bllokua nga mbrojtja spanjolle, por edhe u shërbye pak. Dhe duke u rikthyer te sfida me Realin, ajo tregon se edhe një “mbret i ajrit” si Serxho Ramos, i fortë po aq sa Godin, nuk mund të ndalojë “torrën” Manxukiç. Prandaj, skema kryesore në ndeshjen e kthimit me Atletikon duhet të jetë pikërisht kjo: sa më shumë krosime në shtyllën e dytë për kroatin.

Related posts

Mourinho ia kërkon PSG-së Neymarin për Pogban dhe Martialin

Sadik.Autor

ZBULON ARSYEN E SHKARKIMIT NGA PSG/ Tekniku Tuchel: Nuk e kuptoj nëse jam trajner apo ministër i sporteve…

Delo.autor

STERLING KËRCËNON ME LARGIMIN/ Guardiola: Justifiko veten, derën e ke të hapur

Delo.autor

Leave a Comment