Futboll Sport

“NUK KA JUSTIFIKIM”/ Ten Hag i zhgënjyer pas humbjes ndaj Dortmund: Tifozët presin më të mirën nga ne

Tre humbje radhazi në fazën përgatitore, ndaj Ërexham, Real Madrid e Borussia Dortmund kanë tronditur jo pak, teknikun e Manchester United, Erik ten Hag, i cili është duke u munduar të rikthejë edhe një herë “djajtë” anglezë, në majat e futbollit evropian.

Pas ndeshjes, gjatë një fjale të shkurtër për mediat, pas humbjes 3 me 2, ndaj “verdhezinjve” të Dortmund, tekniku Ten Hag u shpreh se paraqitja e ekipit të tij ishte e pafalshme, mirëpo jo vetëm kaq, pasi më tej në fjalët e tij, holandezi foli dhe performancën në fushën e blertë, të “gardianit” kamerunas, Andre Onana.

“Nuk ka justifikime për ne, na duhen performanca të mira dhe sigurisht rezultate. Nuk ka rëndësi se për çfarë luajmë, ne jemi Manchester United dhe tifozët presin paraqitje të mira nga ne. Ja thashë dhe ekipit, në përgjithësi ka qenë një turne pozitiv për ne. Por edhe mbyllja duhet të jetë e mirë. Duket sikur ndeshjet tona mbarojnë pas 60 minutash.

Golat i pësuam për faj të shpërqëndrimit në mbrojtje, mendoj se ekipi duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Këta nuk jemi ne. Paraqitja ishte e dobët dhe kjo është e pafalshme! Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore.

Onana u paraqit mirë, por gjithsesi i duhet akoma kohë. Mendoj se me aftësitë e tij për të luajtur me topin, ai do të ndikojë për mirë tek i gjithë ekipi”,- u shpreh tejet i zhgënjyer Ten Hag, pas humbjes së 3-të radhazi në turin parasezonal.

Related posts

NDESHJA NDAJ TOTTENHAM/ Dy lojtarët më të shtrenjtë Barçës në LUFTË për një vend…

Isa.Autor

BARCELONA-CELTA VIGO/ I mjaftojnë 23 minuta lojë, Messi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid dhe Chelsea bien dakord, Hazard transferohet për një shifër REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment