Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E ALLEGRIT NJË HAP LARG/ Zizu shtyn në kohë Chelsean, pret vetëm një telefonatë nga Agnelli

Mediat italiane e bëjnë të sigurt: me Champions të fituar, ose jo, e ardhmja e Massimiliano Allegrit do të jetë larg nga Juventusi. Trajneri livornez, pas pesë vitesh suksesi me bardhezinjtë, do të ishte gati për ta mbyllur eksperiencën në Torino dhe për të provuar një tjetër të re jashtë vendit, ndoshta në Premier League.

Juventusi nuk do që të gjendet i papërgatitur në rast të lamtumirës së Allegrit dhe në mesin e alternativave kryesore për të zëvendësuar atë është Zinedine Zidane. Madje, ky i fundit, siç njofton këtë të mërkurë “Tuttosport”, ka kërkuar kohë nga Chelsea (që i ka bërë ofertë) vetëm për të pritur një telefonatë nga Torino.

Marrëdhëniet mes Zidane dhe presidentit Agnelli mbeten mjaft të mira. Edhe “Zizou” është i joshur të rikthehet te bardhezinjtë, ku ka shkëlqyer si futbollist, sepse aty do të gjejë Cristiano Ronaldon dhe ndoshta mund të marrë nga Real Madridi dy ish-lojtarë të tjerë të tijtë, me të cilët fitoi tri herë radhazi Champions-in, Isco dhe Marcelo.

Ardhja e ish-trajnerit të “Los Blancos” mund të shihet në funksion të përmbushjes së objektivit, të kthyer në obsesion tashmë, fitimi të Ligës së kampionëve. Me CR7 në fushë dhe Zidane në stol, Juventusi do të ishte një ndër favoritët e mëdhenj të këtij kompeticioni, edicionin e ardhshëm.

Nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur me Zidane, që të marrë vendin e Allegrit, atëherë mund të zgjidhet një tjetër francez, gjithashtu ish-lojtar e trajner i Juventusit. Fjala është për Didier Deschamps, që fitoi Kupën e Botës verën e vitit të kaluar me Francën e tij, të cilën e drejton akoma.

Related posts

ZYRTARE/ Të premten paradite do të mësohet fati i AC Milan në Europa League…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Zenit. Rezultati 1-0

Delo.autor

Ndryshime radikale te Real Madrid, ja tre yjet që Low do në skuadër

Q.Autor

Leave a Comment