Futboll Seria A Sport

PENALLTIA QË “NDEZI” POLEMIKA/ Marotta: I zhgënjyer për sistemin VAR, kemi pësuar…

Më në fund ka ardhur edhe reagimi i Beppe Marotta-s në lidhje me ndeshjen Fiorentina-Inter dhe atë penallti që ndezi kaq shumë polemika dhe paralajmëroi se do dorëhiqet nëse ky sistem vijon kështu ndaj Interit sepse sipas tij po rrezikon ekonominë e klubit.

Kemi pësuar një dëm të konsiderueshëm, që shpresoj të mos jetë përcaktues në renditjen e këtij sezoni. Do të jetë serioze, sidomos në një fund ndeshje, që kishte marrë një drejtim të caktuar.

Pendimi më i madh është investimi që kemi kryer në këto gjëra (teknologji) është shumë i lartë dhe supozohej se kjo do ndihmonte në uljen e gabimeve. Përdorimi i VAR duhet të jetë racional, para një situate ku objektiviteti dhe subjektivi janë konfuz unë jam i zhgënjyer për investimin e bërë”, theksoi drejtuesi zikaltër.

A keni biseduar me arbitrin Abisso?

Kam biseduar në korridoret e dhomës së zhveshjeve, por nuk ndjehem i dënuar nga gjyqtari. Sistemi duhet të rishikohet, nuk është puna për të gjetur fajtorin. Ky mund të jetë një dëm i pariparueshëm për sezonin e Interit, shpresoj që të mos jetë fatal në fund të sezonit.

VAR shërben për vlerësime objektive dhe objektivisht askush nuk mund të tregojë në rastin e D’Ambrosio se kishte qëllim për ta prekur me dorë. Kjo është e pabesueshme, ky është gabimi më i madh dhe më i trashë që nga përdorimi i VAR-it, gjithashtu sepse gjyqtari ishte në një distancë të afërt.

A do të ishte më serioze nëse do të kishte ndëshkim për gjyqtarin?

Unë e përjashtoj atë në mënyrë kategorike, përndryshe unë do të duhet të jap dorëheqjen. Po flasim për një sistem që duhet të shkrihet, kjo do të thotë se pozicionimi bëhet nga ata që janë përgjegjës për strukturën, për të siguruar që këto shfaqje nga gjyqtarët në fushë dhe VAR janë të patëmetë, duke marrë parasysh reagimet e menjëhershme në ekonominë e një ekipi futbolli.

Gjesti Politano-Perisic:

“Përçarjet” janë komplote që i referohen atyre që i thonë. Politano është i ngazëllyer, të gjitha komplotet largohen me kohën.

Fjalët e Wanda thyen ekuilibrin që ajo kishte provuar për t’u rikthyer përsëri?

Jo, në të kundërt, shpreh mirënjohjen time ndaj ekipit, kemi parë një Inter të shkëlqyer që luajti shumë mirë dhe kjo ishte gjëja e rëndësishme: kemi thënë shumë fjalë për Icardin, tani është e drejtë të mos flasim më për të.

Related posts

REFUZIMI I APELIT TË SKËNDERBEUT NGA CAS/ UEFA reagon: Mirëpresim vendimin…

Delo.autor

PSG-BARCELONA/ Nga bashkimi tek skema e re, në Spanjë renditin 10 arsyet për të besuar te mrekullia

Delo.autor

LUKS DHE PARA/ Ky është SUPER Mercedesi i LUKAKUT që ka kushtuar…

Isa.Autor

Leave a Comment