Futboll Kombëtarja Sport

“ARENA KOMBËTARE”/ Ndeshja e inaugurimit Shqipëri-Moldavi, ja kur hapen dyert (FOTO)

Stadiumi “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në qendër të kryeqytet do të jetë gati për inagurim me datë 11 qershor të 2019. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit thanë se ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e ri po me datë 11 qershor është Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Në qershor të 2016 nisi prishja e “Qemal Stafës”, i cili i la vendin ndërtimit nga e para të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, që sipas përllogaritjeve do të marrë 3 vite kohë për ndërtimin e tij.

Aktualisht, siç është bërë e ditur më herët, Federata Shqiptare e Futbollit është në gjyq me Ministrinë e Financave për çështjen e stadiumit, pasi investimit I mungojnë 2 mln euro. Kjo për shkakun se ministria përkatëse nuk ka rimbursuar pjesën e investimit të FSHF-së.

Ndeshja që Kombëtarja do të luajë më Moldavinë është e katërta për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë që më herët, ekzaktësisht me datë 22 mars, kuqezinjtë do të kenë përballjen e parë në shtëpi, që për shkak të punimeve në “Arenën Kombëtare” do ta zhvillojnë në “Loro Boriçi”.

Related posts

MESFUSHORI I KOMBËTARES SHKËLQEN NË GJERMANI/ Gjasula shënon në momentin më të vështirë të Padërborn (VIDEO)

Delo.autor

U TRANSFORMUA PAK DITË MË PARË/ Muçi titullar te Besiktas

F.autor

ÇËSHTJA PËR NDESHJEN BARCELONA-SEVILLA/ Lengle pranon prekjen me dorë: Isha me fat që nuk u dha penallti

Delo.autor

Leave a Comment