Futboll La Liga Sport

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ 100 ditë më vonë, Reali është zgjuar e do hakmarrje. Suarez një makth për…

Reali më i mirë i sezonit në momentin perfekt. Pas dere e presin skuadra si Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Ajaksi, të gjitha njëra pas tjetrës. Por nga ana tjetër është Reali më i mirë, me 5 fitore radhazi dhe me ndeshje të mira që konfirmojnë realitetin e ri të një ekipi, i cili ka fituar respektin e humbur.

Sot në mbrëmje, për të nisur turin e forcës, do të luajë në “Kamp Nou”, aty ku 100 ditë më parë pësoi 5 gola. Mesi mungoi, ndërsa trajner ishte Lopetegui. Do të jetë prova e zjarrit, por jo e vetmja. Sepse në këtë fazë të dytë, Reali e di shumë mirë që do të luajë me zjarrin, por i bindur se nuk do të digjet. Por kujdes, përballë ka një Luis Suarez, që nuk zhgënjen kurrë në këto ndeshje.

100 DITË MË VONË

Reali më i mirë, Benzema më i mirë, Vinicius më i mirë dhe një grup që ka më shumë besim. Këtë herë po. Më në fund, Solari i ka të gjithë të gatshëm me përjashtim të Vajehos dhe Luka Zidanit. Reali i ri është i Benzemasë dhe i Viniciusit.

Por përveç tyre, është i Santiago Solarit, i cili mori vendime të forta dhe me peshë. I ka rigjeneruar forcat e një skuadre, që në fillimin e sezonit dukej shumë e lodhur dhe pa dëshirë. Reali luan dhe fiton. Vendoset mirë kur nuk ka topin, por di çfarë bën me të kur e zotëron. Krijon raste dhe po shënon gola. Nuk mund të vinte më mirë se tani në “Kamp Nou”, në stadiumin ku u turpërua dhe pësoi 5 gola. Kanë kaluar 100 ditë, nuk janë aq shumë.

Mes shumë befasive dhe vendimeve, Solari i ka besuar të riut Regilon dhe brazilianit Vinicius. I ka dhënë një rol të rëndësishëm Lukas Vaskezit, i cili sot do të jetë titullar për të ndihmuar Karvahalin dhe për të ndalur Hordi Albën. Në mesfushë janë rikthyer tre muskëtjerët. Modriç i ka lënë pas problemet. Kros dhe Kasemiro janë gjithashtu në momentin e tyre më të mirë. Për të parë se çfarë force ka kjo skuadër dhe sa larg do të shkojë në sezon, kjo është prova e së vërtetës.

SUAREZ NUK FAL

Kur u transferua te Barcelona, Luis Suarez u prezantua në futbollin spanjoll pikërisht ndaj Realit të Madridit. Në atë ndeshje nuk arriti të linte gjurmë, por ishte e para dhe e fundit që uruguaiani dështoi kundër madrilenëve. Nga ajo sfidë, “El Pistolero” ka qenë një makth për Realin, u ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje. Ndeshja e fundit ku Suarez u përball me “galaktikët” ishte në tetorin e vitit të kaluar.

Barcelona ishte pa Mesin për shkak të dëmtimit dhe uruguaiani mori përgjegjësitë. Shënoi 3 gola dhe fitoi një penallti. Më shumë se kaq nuk mund t’i kërkosh një sulmuesi. Në atë ndeshje, 32- vjeçari u fut në grupin e futbollistëve që kanë arritur të shënojnë 3 gola në portën e Realit. Mesi është i vetmi që ia ka dalë të bëjë 2 herë diçka të tillë. Në këtë sezon të La Ligas, Suarez ka gjetur rrugën e rrjetës 15 herë.

I ka shënuar golat në 21 ndeshje të luajtura dhe ka dhënë 15 asiste duke qenë i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, pas Lionel Mesit. Duke qenë se ky i fundit është sërish në dyshim, do të jetë sërish Suarez lojtari kryesor që do të udhëheqë formacionin e Valverdes. Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet sot në “Kamp Nou” në orën 21:00. Pavarësisht se Reali po kalon një moment të mirë, katalanasit janë favoritët për ta fituar ndeshjen me koeficientin 1.75. Triumfi i Realit është 4,3 dhe barazimi 4,2.

Related posts

PROPOZIMI I BUJSHËM PËR CHELSEA/ Zbuloni ofertën financiare që Milan i bën Fabregas

Isa.Autor

ZBULOHEN NEGOCIATAT E PLOTA MES PALËVE/ Ja si ndryshoi mendje De Ligt për Barcelonën

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Inter dhe Conte në ankth për bomberin Lukaku, por gjendja e tij fizike…

Delo.autor

Leave a Comment