Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Klubet e Premier shfaqën interes, 33-vjeçari rinovon me Mannchester Unitedin

Ashley Young ka firmosur një rinovim njëvjeçar të kontratës me Manchester United.

Bisedimet kishin nisur që prej nëntorit të kaluar dhe 33-vjeçari tashmë do të fitojë 125,000 euro në javë me kontratën e re.

Klubet e Premier League, si dhe disa jashtë Anglisë, kishin shfaqur interes për shërbimet e lojtarit që u ble nga Aston Villa në vitin 2011 për 20 milionë euro.

Megjithëse bën 34 vjeç në korrik, Young mbetet një pjesë e rëndësishme e Man United, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Ai është një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione të prapavijës dhe mesfushës, por kohët e fundit është aktivizuar si mbrojtës i djathtë.

Young vlerësohet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer pasi është një lider në dhomat e zhveshjes.

Young ka fituar Premier League, FA Cup, Europa League dhe EFL Cup gjatë kohës në Old Trafford.

Related posts

MILANI FËRKON DUART/ Ylli i PSG nuk rinovon kontratën me francezët dhe kërkon…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gjoka: Ardhja ime solli fat, por duhet të rrisim besimin për…

Delo.autor

RASTI UNIK I SUEDISË/ Nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

F.autor

Leave a Comment