Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI ME SPONSORIN/ Manchester City firmos kontratën historike, ja shifra galopante

Manchester City ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e tij si klub dhe të dytën më të lartë në Premier League. Bëhet fjalë për një marrëveshje 10-vjeçare me “Puma”, e cila ka vlerën e 650 milionë euro. Marrëveshja në fjalë vjen pas asaj të Manchester United me “Adidas”, kur është fjala për kontratën më fitimprurëse në elitën e futbollit anglez.

Manchester City ka aktualisht partneritet me “Nike”, por do të implementojë një kontratë të re sponsorizimi nga vera e vitit 2019. Shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, ka thënë: “Është një ditë historike për ne, sepse arrijmë diçka që nuk ka ndodhur më pare. Një partneritet i paparë, që mbulon pesë klube në katër kontinente.

Kjo marrëveshje shënon fillimin e një kapitulli të ri emocionues për “City Football Group”. Marrëdhënia jonë me “Puma” do të rivendosë modelin e partneriteteve sportive në një shkallë të vërtetë globale“.

Marrëveshja me “Puma” përfshin jo vetëm Manchester City, por edhe klubet “satelite”: Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque dhe Sichuan Jiuniu. Me uniforma të kësaj kompanie të njohur do të vishen skuadrat e meshkujve dhe të femrave, por edhe të rinjtë.

Related posts

KËRKON TË HAKMERRET PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS/ Guardiola: Këta djem do të marrin atë…

Delo.autor

PROBLEME PËR LOJTARIN E MILANIT/ Shqetësohen kuqezinjtë

F.autor

“VERA NUK KA IKUR AKOMA”/ Për ish bashkëshorten e Valon Behramit, është ende shumë nxehtë

Isa.Autor

Leave a Comment