Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MANDZUKIC/ Juventusi mendon për rinovimin e sulmuesit, ja përfitimet

Është një nga çështjet në tryezën e Fabio Paraticit dhe mund të jetë koha për të folur për këtë. Kështu bën me dije sot “Tuttosport”, gazetë shumë pranë kampionëve të Italisë. Fjala është për rinovimin e Mario Mandzukic, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2020. Ai fiton gati 6 milionë euro në sezon dhe është 32 vjeç.

Këto janë pikat fillestare, nga të cilat do të fillojë diskutimi, sepse Paratici mendon mjaftueshëm, si trajneri Massimiliano Allegri, se Mandzukic ka qenë përcaktues në momentet kritike të çdo loje dhe çdo sezoni. Nga ana tjetër, rinovimi i kontratës për një sulmues 32-vjeçar mund të jetë një veprim i rrezikshëm.

Duke e lënë atë të largohet me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm, në moshën 33-vjeçare, nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe për klubin bardhezi, pasi bomberi kroat ka qenë kryesisht i “amortizuar”.

Related posts

I MORËN TITULLIN RIVALËVE TË PËRJETSHËM/ Kjo ishte festa e “çmendur” e Boca Juniors! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Spezia në “San Siro”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment