Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI/ Ylli De Gea rinovon me “Djajtë e Kuq”, ja rroga e çmendur javore

David De Gea ka vendosur të qëndrojë te Manchester United dhe do të rinovojë duke firmosur një kontratë afatgjate.

Sportmail raporton se agjenti i lojtarit Jorge Mendes dhe klubi kanë rënë dakord për një rrogë 437,000 euro në javë pasi portieri është rikthyer ai i vjetri nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

De Gea nuk kërkon të transferohet te Paris Saint-Germain, ndërsa Real Madrid ka marrë Courtois verën e kaluar.

Spanjolli dëshiron të qëndrojë në Premier League dhe kontrata kishte kohë që ishte duke u negociuar.

Edhe klubi e ka bërë të qartë se është gati t’i bëjë një përmirësim të ndjeshëm kontratës së De Gea-s, duke e vendosur në një nivel me Alexis Sanchez.

Kontrata aktuale e portierit skadon më 2020 dhe ai do të ishte i lirë të firmoste një parakontratë me një klub jashtë Anglisë duke filluar nga janari i ardhshëm.

Megjithatë, burimet pranë tij zbulojnë se negociata mes përfaqësuesve të tij dhe klubit kanë përfunduar dhe çdo gjë pritet të bëhet zyrtare në javët e ardhshme.

Related posts

FESTA E “ÇMENDUR” ME 500 TË FTUAR TEK VILA E NEYAMR/ Reagon kompania organizuese: Gënjeshtra

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë/ Suedia befason Gjermaninë. Kampionët rrëzikojnë seriozisht eleminimin

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Messi injoron “faxin” e fundit të Barcelonas, Bartomeu i kërkon ballafaqim direkt!

Delo.autor

Leave a Comment