Futboll Sport

NUK ËSHTË REKORD/ Talenti i Real Madridit përgatit debutimin me Brazilin në…

Më në fund mbërrin grumbullimi në përfaqësuese për Vinicius. Futbollisti brazilian është përfshirë në listën e përzgjedhur nga trajneri i kombëtares së Brazilit për miqësoren e datës 23 mars, kundër Panama.

Kështu, djaloshi i Real Madrid mund të debutojë në moshën 18 vjeç, 8 muaj dhe 11 ditë. Sigurisht një shirit i rëndësishëm ky që do të arrihet nga sulmuesi i Los Blancos, por sigurisht që nuk do të jetë një rekord sa i përket përfaqësueses amerikano-jugore.

Fundja, në atë moshë ka nga ata futbollistë që me fanellën e artë kanë vendosur gurë të rëndësishëm të historisë së futbollit. Përpara Vinicius është Ronaldo. Fenomeni ka debutuar me Brazilin në moshën 17 vjeç, 6 muaj dhe 6 ditë.

Një sfidë të rëndësishme për Seleçao që u ndesh me Argjentinën. Fenomeni luajti momentet e fundit të ndeshjes së fituar me rezultatin 2-0. Ishte 24 marsi i vitit 1994 dhe Ronaldo mori pjesë edhe në ekipin e grumbulluar për Kupën e Botës USA 1994, ndonëse nuk luajti asnjë minutë.

Pas Ronaldos, të paktën për nga mosha, ka debutuar më gjiganti mes të mëdhenjve. Pele ka luajtur ndeshjen e tij të parë me kombëtaren braziliane më datë 15 qershor të vitit 1958, në një sfidë të vlefshme për Kupën e Botës kundër asaj ish-Bashkimit Sovjetik. Një impakt i jashtëzakonshëm i djaloshit që në moshën vetëm 17 vjeç, 7 muaj dhe 23 ditë gjen mënyrën të debutojë dhe të fitojë kampionatin e tij të parë Botëror. Shkroi historinë e Kupës së Botës.

Related posts

ËSHTË DITA E RONALDOS: Vizitat mjekësore në mëngjes dhe prezantimi në…

Isa.Autor

POGBA ME DOPING? Qëndrimi i Juventusit: Ja si do veprojmë

F.autor

UFC, Ronda Rousey femra e parë që hyn në “Hollin e Famës”

Sadik.Autor

Leave a Comment