Futboll Premier League Sport

BARAZIMI ME LIVERPOOLIN/ Manuel Pellegrini: Klopp është mësuar të fitojë me gola në…

Kur VAR do të zbarkojë në Premier League ndoshta këto polemika do të zhduken, por ka shumë mundësi që Jurgen Klopp dhe Manuel Pellegrini do të mbeten antipatikë për njëri-tjetrin.

Ndeshja mes West Ham dhe Liverpool u mbyll në barazim: një gol për secilin ekip, por 2 pikë të tjera të humbura rrugës nga “Të Kuqtë” pas barazimit me Leicester. Tani avantazhi ndaj City-t është vetëm 3 pikë. Një hap i gabuar për ekipin e trajnerit gjerman, i cili është sulmuar edhe nga tekniku i “Hammers”.

Ka qenë episodi i pjesës së parë që ka krijuar shumë debate: në minutën e 22-të, James Milner ka dhënë asistin për golin e shënuar nga Sadio Mane, i cili ka kaluar në avantazh Liverpool-in, por mesfushori ka qenë në pozicion jashtë loje në momentin e pasimit. Arbitri Friend nuk e ka parë, VAR nuk është akoma dhe goli është quajtur i rregullt.

Gjashtë minuta më pas ka ardhur goli i barazimit të West Ham me Michail Antonio. Gjithsesi, trajneri Pellegrini nuk i ka kursyer kritikat për gjermanin, i cili i ka bërë një shaka të hidhur në çerekfinalet e Champions League 2012/13.

“Është mësuar të fitojë me gola në pozicion jashtë loje. Kanë shënuar me një gol një metër në pozicion jashtë loje. Klopp më ka mundur kur isha te Malaga me një gol 7 metra në pozicion jashtë loje, nuk mund të ankohet për asgjë”. Kiliani nuk e ka harruar atë që ka ndodhur gjashtë vite më parë, kur Malaga e tij është eliminuar në çerekfinalet e Champions League nga Borussia Dortmund pas një goli të shënuar me 4 lojtarë në pozicion të parregullt.

“Thashë se duhej të fitonim për tifozët tanë dhe nëse do të arrinim të ndihmonim edhe City-n, akoma më mirë, ka qenë klubi im… Ndoshta trajnerit të Liverpool-it nuk i ka pëlqyer kjo gjë”.

Related posts

Meunier konfirmon largimin e Emery nga PSG-ja

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Skuadra e një universiteti kualifikohet për në Europa League, ja emri i klubit

Delo.autor

Yjet që rrezikojnë të mos jenë në Botëror

Q.Autor

Leave a Comment