Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NË FIRENCE/ Skena e çuditshme, Perisic nervozohet me Politanon për festimin

Pas Fiorentina-Inter 3-3 klubi zikaltër me të drejtë ishte i tërbuar për penalltinë absurde fishkëllyer në fundin e ndeshjes pro Fiores, ndaj në media që dje deri sot është folur vetëm për këtë çështje, aq më shumë që as VAR nuk e korrigjoi vendimin e arbitrit.

Megjithatë, tek Interi ka lindur një çështje e re dhe bëhet fjalë për një grindje domethënëse mes Politanos dhe Perisic.

Politano shënoi golin e dytë të ndeshjes për Interin me një gjuajtje fantastike nga kufiri i zonës, ndërsa pas golit shkoi poshtë tribunës së tifozëve dhe çoi duart te veshët.

Një festim jo i ri tek Interi, përkundrazi… i përket ish-kapitenit Mauro Icardi. Sapo Politano bëri atë gjest, Ivan Perisic iu afrua, e pa vëngër dhe më pas me nervozizëm i uli dorën.

Politano iu kthye ashpër dhe e shtyu, ndërsa shikimi i Perisic linte të kuptohej se nuk ishte një debat miqësor, përkundrazi. Më pas erdhi një sqarim dhe lojtarët i dhanë dorën njëri-tjetrit, por ngre shumë pikëpyetje ky nervozizëm pas një goli të shënuar dhe pas një festimi alla-Icardi, që me sa duket ka krijuar përçarje në ekip+

Related posts

EDICIONI I 80/ Çfarë presim nga Superliga, favoritët dhe sfidat e së ardhmes në futbollin shqiptar

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pazakontë, Haller shënon autogol dhe gol brenda tre minutave (VIDEO)

Delo.autor

“EFEKTI SARRI”/ CHELSEA tregohet pragmatist dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment