Gossip

YLLI NUK LUAJTI AS NË FIRENCE/ Wanda sulmon sërish: Icardin e bëjnë të duket si…

Mauro Icardi nuk luajti as në Firenze, duke munguar për të katërtën ndeshje rresht për Interin, ndërsa bashkëshortja e tij Wanda Nara si zakonisht ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin Tiki Taka, ku ka folur sërish për sulmuesin argjentinas.

“Në futboll ka shumë padrejtësi, si penalltia e Fiorentinës, si sjellja e Perisic pas golit të Politanos, si të lënies në shtëpi të Icardit me gjithë këtë dhimbje që ka. E bëjnë të duket si përbindësh, por nuk është i tillë. Mauro ka respekt për të gjithë, për ngjyrat, për fanellën e Interit”, u shpreh agjentja e argjentinasit, duke rindezur polemikat në lidhje me raportin Inter-Icardi.

“Mauro është një interist i vërtetë, si mund t’ia heqin shiritin e kapitenit atij që e ka më për zemër Interin? Të thuash që është ndëshkuar për atë që kam thënë unë në televizion është e tmerrshme, sepse unë flas këtu si opinioniste. Injeksionet? I bën vetëm kush e dashuron këtë fanellë. Nuk e linin dot kurrë jashtë, sepse Interi respekton fanellën, por shumë mjekë na kanë pyetur si ka mundësi që Icardi luante ende, me atë gju”, shtoi Wanda, në një kohë që nuk komentoi në lidhje me rinovimin e Icardit.

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, tha para ndeshjes në Firenze: “Nuk dua të flas për mungesën e Mauros. Për rinovimin kemi një takim me zonjën Wanda, do i bëjmë propozimin tonë, por nuk e di përgjigjen”.

Related posts

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Demi Rose sfidon dimrin me poza nudo në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

RRËFEN PËR LIDHJEN ME ORIOLA MARASHIN/ Eros Grezda: Ja si ma ka “nxirë jetën” gjatë karantinës (FOTO)

Delo.autor

Shaqiri këndon para shokëve, ata qeshin me të (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment