Futboll Ligue 1 Sport

BARAZON REKORIDN E GOLAVE NË CHAMPIONS/ Mbappe në gjurmët e “Fenomenit”, ja statistikat

Nuk kishte as Neymar dhe as Cavani për PSG-në në “Old Trafford”, por Kylian Mbappe nuk e pati problem për t’iu treguar edhe një herë skeptikëve në ndeshjen e së martës se ai është një prej sulmuesve më vrasës.

Ai mori edhe një herë prej dore PSG-në dhe shënoi ndaj Unitedit golin e tij të 14-të në 24 ndeshje në Champions, duke barazuar numrin e golave të Ronaldo “Fenomenit” pas 40 ndeshjeve.

Ngjashmëritë mes tyre janë të pafundme, shpejtësi frenetike, finalizim vrastar dhe kontroll topi dhe teknikë hipnotizuese që çorientojnë edhe mbrojtësit më të fortë. Ish-mbrojtësi i Junajtid, Rio Ferdinand, i cili vuajti një nga këto mbrëmje kundër brazilianit, i cili vinte në “Old Trafford” me Realin e Madridit në 2003, gjatë komentit të Junajtid-PSG për “BT Sport”, hoqi disa paralele mes tyre. “Ky është gjëja më e përafërt që kam parë me Ronaldon.

Nëse shikon këto video këtu, ajo që e bën diferencën është prekja e parë. Harrojeni shpejtësinë, cilësitë dhe golat, por shikoni prekjen e parë. Ajo që ndërton çdo rast është prekja e parë. Dhe që një fëmijë kaq i ri ta ketë këtë cilësi që tani, është fantastike. Ai fitoi Kupën e Botës në moshën 19- vjeçare.

Ai nuk e njeh presionin, luan futboll sikur është në kopshtin e tij”. Ronaldo u largua nga futbolli me shijen e hidhur që nuk shpalosi dot 100% të potencialit të tij. Po të mos ishte lufta e tij me dëmtimet në gju, ai do të kishte arritur në nivele të tjera, të cilat ai mund t’i shohë të realizohen te pasardhësi i tij. Ashtu si fenomeni, Mbape debutoi në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare.

Ronaldo te Kruzeiro në 1993, ku shënoi 44 gola në 47 ndeshje dhe u grumbullua nga kombëtarja në Botërorin e 1994. Ai nuk luajti në turneun që “Seleçao” do të qepte yllin e katërt në fanellë. Momenti i tij erdhi sigurisht 4 vite më vonë, në moshën 21-vjeçare. Deri atëherë, sulmuesi i Interit, që vinte pas dy sezoneve të arta te PSV, një tjetri te Barça, ishte transferuar për shifrën rekord të 27 milionë dollarëve.

Ai iu drejtua Botërorit “Francë 1998” me një formë të shkëlqyer, me 25 gola në sezonin e tij të debutimit. E dërgoi Brazilin deri në finale (ku fatkeqësisht pësoi atë ‘blackout’ pak çaste përpara saj) me 4 gola dhe 3 asiste. Ndërsa Mbape mori zjarr një sezon pas debutimit. Ai shënoi 24 gola në 44 ndeshje me Monakon që shkoi në katërshen e Champions-it dhe fitoi titullin. Debutimi me kombëtaren erdhi gjatë të njëjtit sezon në 2016- 17.

Talenti i tij, ashtu si Ronaldo, solli transferimin e çmendur prej 180 milionë eurosh te PSG. Botërori i tij përfundoi me më shumë lavdi se ai i Ronaldos, me Francën që qepi yllin e dytë në fanellë në Rusi 2018. Ronaldo i vari këpucët në gozhdë te Korinthiansi në 2011 pas dëmtimeve të njëpasnjëshme në gju. Për Mbapenë, vetëm kjo frikë ia rrezikon karrierën, përndryshe ai mund të ketë karrierën që të gjithë mendonim se “Fenomeni” ishte i destinuar të kishte.

Related posts

Totenham ngushton diferencen , Harry Kane shënon (VIDEO)

Q.Autor

De Vrij ‘merr valixhet’, Inter hyn në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

NUK AKTIVIZOI RAKITIC KUNDËR INTER/ Partnerja e mesfushorit “thumbon” Valverden: Askush nuk mund të të ndryshojë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment