Futboll La Liga Sport

RRËFEN NGA JETA E TIJ/ Befason ylli i La Ligas: Është e vërtetë se marr pilula për…

Inaki Williams, sulmuesi spanjoll i Athletic Bilbao, ka dhënë një intervistë për “Marca”. Ai është rrëfyer për të përditshmen spanjolle, duke zbuluar edhe disa aspekte më pak të njohura të jetës së tij si futbollist.

Ka kaluar pothuajse gjithën jetën e tij te Bilbao dhe tani ka ardhur një vlerësim i bukur, me futbollistin që është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit. “Po kaloj një moment shumë të mirë. Kam luajtur gjithmonë dhe ndihem mirë. Ëndërroj të fitojë një trofe me Bilbao-n”, ka thënë Williams. “Jam me fat, nuk kam pësuar dëmtime”.

Më pas ka ardhur deklarata befasuese: “Pse disa herë jam i tensionuar pas ndeshjeve? Futbolli kërkon përqendrim dhe duhet të japësh gjithçka për të fituar dhe kur dal nga fusha nuk kam më fuqi. A përdor pilula për të fjetur dhe pushuar? Po, është e vërtetë”, ka thënë ylli i la Liga-s.

“Në disa momente është e pamundur të flesh për shkak të lodhjes dhe sepse mendon për shumë gjëra. Veçanërisht kur humb ndeshjen ose kur gjërat nuk shkojnë siç do të doje. Nuk më pëlqen të përdor pilulat, por ndonjëherë u kërkoj mjekëve të më japin diçka. Futbollistët kalojnë momente të vështira dhe mund të kenë vështirësi me gjumin. Një ndihmë e vogël nuk bën kurrë keq”.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Shkëmbi beson: Jemi brenda objektivit, do të marrim fitoren për…

Delo.autor

“MË I FORTI KEJNI APO LUKAKU?” Tuhel: Unë nuk do të mbroja…

Delo.autor

Çmendet Bayer Munich, ofron 100 milionë euro për Firminon

Sadik.Autor

Leave a Comment