Futboll Sport

BARCELONA KA NJË SUPERTALENT/ Mund të bëhet më i mirë se Iniesta dhe Xavi

Riqui Puig është një nga emrat që po përmendet më shumë në akademinë e Barcelonës.

Puig, i cili luan në pozicionin e mesfushorit, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me grupmoshat e reja, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Lopetegui s’e harron shkarkimin nga Spanja: Qëndrova 5 orë pa folur
Lojtari është grumbulluar në disa seanca stërvitore edhe me skuadrën e parë të Barcelonës, ku është pëlqyer edhe nga Lionel Messi.

Por, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se lojtari duhet të jetë i durueshëm deri kur të jetë koha e tij.

“Riqui Puig? Durim. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme, por ai duhet të bëjë punën e tij pak nga pak”, ka thënë Bartomeu.

“Ju kujtohet Xavi apo Iniesta, dhe si ata kanë bërë shumë për t’u konsoliduar në skuadrën e parë? Por, kualiteti i Puig është i madh, ai ka ADN të Barçës”, ka deklaruar numri 1 i Barcelonës.

Related posts

ME NJË GJAKFTOHTËSI TË ADMIRUESHME/ Shikoni çfarë penalltie të “dyfishtë” shënon Iniesta (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “QATAR 2022/ Kombëtarja për rekord, Reja mund të kalojë De Biasin

Delo.autor

DUELI I SHTYRË PREJ COVID-19/ Boksieri Joshua konfirmon: Më 12 dhjetor do të ngre sërish titujt kampionë

Delo.autor

Leave a Comment