Futboll Sport

Kosovarët trembin Napoli-n, Chelsea bën detyrën në transfertë

Napoli është me një këmbë në 1/8-at e Europa League pas fitores 3-1 të marrë në transfertë kundër Zurich-ut në ndeshjen e parë të 1/16-ave. Insigne (12′) ka zhbllokuar takimin dhe Callejon (21′) ka dyfishuar për vendasit. Këta dy lojtarë nuk shënonin në të njëjtën ndeshje që nga shkurti i 2018-ës (5-0 kundër Cagliari-t në Serinë A).

Në pjesën e dytë janë shënuar dy golat e tjerë: Zielinski (77′) ka realizuar të tretin për miqtë, ndërsa mesfushori kosvar Kololli (83′) ka mposhtur Meret nga pika e bardhë dhe ka realizuar golin e ngushëllimit për zviceranët. Në fundin e takimit Zurich ka shkuar afër golit të dytë me kosovarin tjetër, Hekuran Kryeziu, goditja e të cilit është ndalur nga traversa.

Fitore në transfertë edhe për Chelsea-n e Maurizio Sarri-t, që ka mundur 2-1 Malmo-n. Barkley (30′) ka shënuar të parin për londinezët, me Giroud (58′) që ka dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë dhe është bërë lojtari i parë i Chelsea-t që shënon në katër ndeshje radhazi europiane që nga Victor Moses në maj të 2013-ës, vit në të cilin “Blutë” fituan Europa League.

Në ndeshjet e tjera: Valencia ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Celtic, Shakhtar ka barazuar 2-2 me dhjetë lojtar në shtëpi kundër Frankfurt-it, Club Brugge ka përmbysur 2-1 Salzburg-un, siç ka bërë edhe Plzen ndaj Dinamos së Zagrebit, dhe Villarreal ka mundur 1-0 në transfertë Sporting-un, që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë.

 

Related posts

TIRANA KËRKON NJË TJETËR “GARDIAN”/ Pranë rikthimit ish-portieri i “bardhebluve”…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Pret Parmën e më pas Tottenhamin, Interi gati të ndezë “San Siron”

Isa.Autor

Donnarumma-Suso dhe “përjashtimi” që po SHQETËSON tifozët

Sadik.Autor

Leave a Comment