Futboll Seria A Sport

BATUTË E LEZETÇME ME EDIN DZEKON/ Rikonfirmohet mbret i barcaletave, Totti gabon ditën e derbit

Një batutë e lezeçme mes Edin Dzeko dhe Francesco Totti në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen në prag të derbit të kryeqytetit italian.

Në fakt boshnjaku po përgatitet fuqishëm për sfidën ndaj Lazio, ndërsa ish-kapiteni legjendar i Romës po shijon javën e bardhë me bashkëshorten Ilary dhe fëmijët.

Pak ski, por edhe shumë relaks, përpara rikthimit në Romë, mbase edhe për këtë arsye ish-kapiteni verdhekuq, ka gabuar ditën e derbit, në program për të shtunën mbrëma.

Gjithçka ndodhi në “Instagram”, nën foton e Dzeko që prezantonte një model të ri atletesh Adidas. Totti, me të njëjtën simpati që e karakterizon komentoi: “Dygolësh të dielën?”.

Pëlqimi i boshnjakut nuk vonoi aspak, ndërsa përgjigja e tij erdhi pas disa orësh, mbase për të zgjedhur në mënyrën më të mirë fjalët e duhura: “Më mirë të shtunën Cheço!”. Një ngatërresë që me siguri Edin dhe tifozët verdhekuq do t’ja falin legjendarit.

Related posts

KAOS/ Agnelli sqaron largimin e Marottës nga Juventusi: Do të ndryshojë vetëm…

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT/ Bomberi Lukaku: Interi më nxori nga mu*i, por unë doja Chelsea…

Delo.autor

VIDEO HUMORISTIKE/ Po bën xhiron e internetit: Shikoni si RAMOS i “këndon SHQIP” CR7

Isa.Autor

Leave a Comment