Futboll Seria A Sport

BLEJA E RE BINDI MILANIN/ Ricardo Kaka krahason: Paqueta është ndryshe nga unë, ja çfarë i uroj

Lucas Paqueta duket se ka bindi të gjithë tek Milani, edhe pse ka pak muaj që është bërë kuqezi.

Blerja e tij ka ndryshuar që tani mesfushën e “Djallit” dhe i garanton zgjidhje të ndryshme shokëve të skuadrës. Për shkak të aftësive teknike, ai është krahasuar me një tjetër emër të madh të futbollit brazilian: Ricardo Kaka, idhulli i tifozerisë milaniste, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ish-lojtarin e Flamengo-s.

“Lucas ka bërë gjënë e duhur duke zgjedhur Milanin, klubi po ndryshon dhe po fillon një epokë e re dhe pozitive. Do ta ndihmojë shumë ekipin, është një futbollist i mirë”, ka thënë Kaka.

“Krahasimi me mua? Nuk besoj jemi aq të ngjashëm. Unë do të thoja se klubi duhet t’i marrë gjërat shtruar me të, është i ri dhe i duhet qetësi që të shprehet në maksimum. I uroj suksesin që kam patur me fanellën kuqezi”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E GJYSMËFINALES CHAMPIONS/ Rrëfehet James Milner: “Pleshi” më tha gomar i vogël…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Gjermani-Francë: “Yjet” e Europës garantojnë emocione dhe spektakël

Isa.Autor

TALENTI FRANCEZ MË I MIRË SE MESSI/ E tregojnë statistikat, Mbappe fiton 5-0

Isa.Autor

Leave a Comment