Futboll Sport

BOMBA NGA MEDIAT ITALIANE/ Icardi divorcohet nga Wanda Nara dhe merr agjent tjetër (FOTO)

Mauro Icardi feston sot 26 vjetorin e tij në një klimë aspak të qetë në karrierën e tij si futbollist i Interit. Për t’i bërë një “dhuratë” të hidhët ka menduar revista “The King Corona Magazine”, revistë nën pronësinë e Fabrizio Corona (aktor dhe producent italian) që publikon vetëm lajme rozë.

Sipas kësaj gazete Mauro Icardi ka vendosur të divorcohet nga Wanda Nara, pasi kjo e fundit e ka tradhtuar me shokun e skuadrës, Marcelo Brozovic. Një temë që u diskutua edhe më herët, ku kroati ka hapur një çështje penale ndaj medias italiane për shpifje dhe dëmtim imazhi.

Gjithsesi kjo nuk e ka ndalur revistën italiane të shkruajë se sot Icardi dhe Wanda do të ndahen, ndërsa lojtari do të fillojë të jetë nën patronazhin e agjentit Mino Raiola.

Revista e Fabrizio Corona ditën e djeshme publikoi një lajm se Wanda Nara kishte djegur të gjitha fotografitë e Mauro Icardit, për këtë qarkullonte edhe një video teksa ajo hidhte në zjarr fotot e bashkëshortit të tij. Ndërsa më tej u zbulua se Icardi kishte bërë sherr me Brozovic në dhomat e zhveshjes, aty ku thuhet se ka ndërhyrë edhe Ivan Perisic në mbrojtje të shokut të tij kroat, pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Gjithsesi hipoteza e fotove bie poshtë sepse një traditë e tyre nga Argjentina është që të djegin fotot e bashkëshortit në ditëlindjen e tij.

Nuk dihet ende se sa i vërtetë është një lajm i tillë, por deri tani ka marrë dhenë duke u publikuar edhe në mediet spanjolle dhe ato angleze, duke supozuar për një largim të mundshëm të sulmuesit të Inter, sidomos me një agjent si Mino Raiola.

Kujtojmë që Brozovic është i martuar dhe ka një vajzë, po ashtu Icardi dhe Wanda janë prindër të dy fëmijëve. Fatet e dy familjeve po diskutohen me lajmet e medies në fjalë dhe me siguri do të ketë një tjetër padi ndaj tyre.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk e duan vetëm në Angli, klubi i njohur italian gati të tentojë sërish për Muriqin

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK PSG/ “L’Equipe”: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Delo.autor

Performanca ndaj Alaves, Suarez i del në mbrojtje Coutinhos

Q.Autor

Leave a Comment