Futboll Sport

“MESSI ËSHTË GJENIU I VETËM NË FUTBOLLIN BOTËROR”/ Ish-trajneri i Realit e pranon

Lionel Messi është “gjeniu i vetëm i futbollit botëror”. Kështu mendon ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, i cili vlerësoi gjithashtu ndikimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Superstari i Barcelonës dhe CR7 kanë fituar nga pesë çmime të “Topit të Artë”, duke mbajtur ndezur debatin e vazhdueshëm se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

I pyetur për Messin në një ceremoni të mbajtur në Monaco, Capello, i cili fitoi dy tituj të La Liga-s me Real Madridin, iu tha gazetarëve: “Leo Messi nuk është futbollist, por një gjeni. Ai është gjeniu i vetëm në futbollin botëror. Messi nuk ka fituar shumë medalje me Argjentinën, por kjo ndodh për shkak se nuk mund ta bëjë gjithçka i vetëm”.

Capello pranoi edhe ndikimin e menjëhershëm e të madh të Cristiano Ronaldos te Juventusi, ku ish-ylli i Real Madridit ka “lulëzuar” këtë sezon. Pas bashkimit me bardhezinjtë për 112 milionë euro, korrikun e vitit të kaluar, portugezi ka shënuar 19 gola në Serie A, ose 22 gola në të gjitha garat për kampionët italianë. “Cristiano ka zgjuar shumë lojtarë të Juventusit, – tha ish- trajneri i “Zonjës së Vjetër”. – Ardhja e tij në klub ka qenë një thirrje zgjimi për shumë lojtarë, të cilët i ka bërë të përmirësohen.

Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin, sepse jep modelin e mirë në stërvitje, çdo ditë. Dhe dikush që kujdeset për veten në mënyrën se si e bën Ronaldo, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një ekip. Duket qartë se ai është i dëshpëruar për ta fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin”.

Related posts

VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Sadik.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Delo.autor

Kontrata më e gjatë e merkatos/ Goleadori anglez nënshkruan për 6 vite me…

Sadik.Autor

Leave a Comment