Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENAT PAS ZGJEDHJES/ Duka: Kandidova që Shqipëria të jetë në këto nivele, në ndryshim…

Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli për zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, e ndër të tjera rrëfeu edhe disa prapskena, për votat që e kishin zgjedhur.

Ai shpjegoi se federatave europiane u janë dërguar dy emaile anonime, para dy vitesh dhe këtë vit, ku iu kërkohej të mos e votonin. Por këtë herë mori votat e disa shteteve që nuk e kishin votuar herën e kaluar.

“Më mbështetën vendet nordike, Britania e Madhe dhe vendet baltike, në ndryshim nga dy vjet më parë. Nuk e di dhe as nuk e kam menduar punën e pagës. E kam thënë edhe më parë, kam kandiduar që Shqipëria të ketë një përfaqësim në këto nivele, edhe pse posti është individual.

Telefonata nga politikanë? Telefonata dhe mesazhe kanë ardhur shumë, por telefonin ia kam ngritur vetëm mamasë time që më mori për të më uruar. Në vendet e tjera është e vështirë t’i shpëtosh kur të sulmon politika, ndryshe nga Shqipëria” – u shpreh Duka.

Related posts

E BUJSHME/ Fitoi titullin kampion 2 ditë më parë, tekniku jep dorëheqje nga stoli i skuadrës

Delo.autor

ZYRTARE/ Merr fund dilema: Shpëtim DURO prezantohet te skuadra kampione

Isa.Autor

Vazhdojnë mbështetjet për Ozilin, ja çfarë thotë Presidenti i Federatës Turke

Isa.Autor

Leave a Comment