Futboll Sport

Cassan tha se Icardi duhet të zgjidhë konfliktin/ Reagon Wanda Nara: Këto jan budallaqe…

Antonio Cassano ka debatuar me Wanda Naran gjatë emisionit “Tiki-Taka”.

Ai në studio ka thënë: “I jap një këshillë Icardit dhe ia them unë që kam bërë plot idiotësira. Ai duhet të shkojë në dhomat e zhveshje e të sqarohet me shokët dhe trajnerin. I ka probleme me Spallettin dhe me disa lojtarë, kjo është më se e qartë. Duhet të sqarohet dhe të mbyllet gjithçka aty, sepse të dyja palët i duhen njëra-tjetrës. Nëse nuk pajtohen atëherë nuk ka kthim pas.”

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Icardit nuk e ka pritur fare mirë këtë këshillë dhe i është kthyer Cassano: “Këto janë budalliqe, si të shkojë në dhomat e zhveshjes, ai shkon çdo ditë aty. Ku ka gabuar Icardi, për çfarë të kërkojë falje dhe çfarë duhet të sqarojë”?

Ndërsa Cassano ka shtuar: “Nisur nga gjesti i Perisiç, ka diçka që nuk shkon. Mendoj se Icardi ka probleme me sllavët”.

Related posts

PO TREGON NJË FORMË NË RRITJE/ Berat Gjimshiti i pesti në Itali për… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ LIGA E KAMPIONËVE: Përfundojnë pjesët e para, Bajerni shpërdoron në Greqi 

Isa.Autor

Stadiumi i ri i Totenhemit, tifozët shfrenojnë fantazinë: Ngjan me ulësen e TUALETIT

Isa.Autor

Leave a Comment