Futboll Sport

Ia ka “zënë diellin” Piatek, sulmuesi kërcënon me largim nga Milani

Ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian në vitet e fundit, por në klubin e tij përpiqet të gjejë hapësira, që shumë ekipe mund t’ia garantojnë.

Patrick Cutrone është një nga ata sulmues, që do ta donin shumë trajnerë, por te Milani i është “zënë dielli” në mënyrë të pashmangshme nga Piatek. Bomberi polak ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje, që nga ardhja e tij në janar, në Milano (5 prej të cilëve në 5 ndeshje të Serie A).

Cutrone duket i detyruar të kërkojë më shumë hapësirë, por me gjasë diku tjetër. Në orët e fundit, deklaratat e bëra nga agjenti i tij, Donato Orgnoni, kanë bërë jo pak “zhurmë” në këtë drejtim: “A do të mbetet Cutrone te Milani? Ne do të shohim…”

I njëjti person, Orgnoni, duke folur për “Milan News”, ka sqaruar kuptimin e fjalëve të tij: “Thelbi i kësaj deklarate duhet të lexohet si vijon: Cutrone është një lojtar, që dëshiron të luajë, edhe pse ka pranuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit. Kjo është normale, nëse hapësira do të reduktohet shumë si tani e deri në fund të sezonit, në verë do të vlerësojmë situatën me klubin. Do të bëjmë zgjedhjen më të mirë për lojtarin dhe Milanin”.

21-vjeçari erdhi në Milano kur ishte pak më shumë se një fëmijë, në vitin 2007, dhe që atëherë nuk ka ikur kurrë nga klubi kuqezi. Gjatë këtij sezoni, ai shënoi 3 gola në Serie A, në 23 ndeshje.

Related posts

BESIMI TE EKIPI/ Ancelotti: PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

PARASHIMKIMI MES ATLETICOS DHE JUVENTUSIT/ Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos në Champions

Delo.autor

E FRIKSHME/ Ndërhyrje HORROR për INFRAKT, reagimi do t’ju lërë të ngrirë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment