Futboll Sport

PLAS NË DERBIN E IZRAELIT/ Po bëhet virale, sherr masiv në Maccabi Haifa-Hapoel Haifa (VIDEO)

E pabesueshme çfarë ka ndodhur pas vërshëllimës së trefishtë në Maccabi Haifa-Hapoel Haifa, derbi shumë i zjarrtë në Izrael.

Ndeshja është fituar 2-0 nga vendasit dhe në përfundim të sfidës është zhvilluar një sherr i pabesueshëm.

Imazhet e sherrit masiv kanë bërë xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale. Protagonistë të 22 lojtarët dhe jo vetëm. Personeli i stolit, trajnerë dhe stafet respektive janë bashkuar dhe kanë dhuruar një spektakël të shëmtuar.

Duket se situata ka degjeneruar për shkak të disa fjalëve të tepërta të thëna nga stoli i Maccabi-t drejt lojtarëve të Hapoel.

Do ‘i takojë gjykatësit sportiv të analizojë imazhet dhe të marrë masa. Arbitri nuk ka ndëshkuar asnjeri me karton të kuq, ndoshta i hutuar nga ajo që po ndodhte dhe i përqendruar që të shmangte ndonjë goditje të mundshme.

Related posts

TRANSFERIMI I NEYMAR/ PSG kërkon 250 mln Euro “cash”

F.autor

DO NDËRTOJË CIKLIN E RI TE MANCESTER CITY/ Guardiola hedh sytë nga mesfushori i Real Madridit

F.autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Trajneri Bonera: Ne e dinim se do të kishim vështirësi, por…

Delo.autor

Leave a Comment