Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ E kërkojnë disa skuadra angleze, Werder Bremen vendos çmimin “e kripur” për Rashicën

Rënia nga kategoria e skuadrës gjermane Verder Bremen e ka detyruar klubit të nxjerrë në shitje disa elementë kyç të skuadrës për të rregulluar financat e klubit.

Një ndër ta është dhe sulmuesi shqiptar Milot Rashica, i cili luan prej 3 sezonesh me skuadrën gjermane. Këtë verë, Rashica pritet të ndryshojë destinacion, ku një ndër të mundshmit mund të jetë Anglisë.

Aston Vila ka shfaqur hapur interes që vitin e kaluar për sulmuesin e dardanëve, teksa Verderi i ka vendosur çmimin sulmuesit 24 vjeçar. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Rashica mund ë lëvizë nga skuadra vetëm nga një ofertë fillestare prej 15 milionë eurosh.

Një shumë e lartë kjo për një futbollist duke marrë parasysh dhe krizën financiare në kohë pandemie.

Related posts

Manchester United fiton ndaj Bournemouth, Lukaku rikthehet tek goli

Q.Autor

RAKITIC vlerëson ICARDIN pas derbit: E krahason me legjendën e MILANIT

Isa.Autor

Besoni ose jo, këta janë trajnerët më të paguar në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment