Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja lajmi i mirë për Allegrin para sfidës me Atleticon

Tetë ditë përpara udhëtimit të Juventus në Madrid për t’u ndeshur me Atletico-n në 1/8-at e Champions League, Leonardo Bonucci është rikthyer në stërvitje. Një lajm shumë i mirë për trajnerin Allegri-n dhe ekipin bardhezi.

Lojtari kishte dy javë që qëndronte larg fushave për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Qendërmbrojtësi është zëvendësuar në pushimin e fitores 2-1 të Juve-s ndaj Lazio-s më 27 janar.

Ai pritej të mungonte një muaj, por stafi mjekësor ka dhënë konfirmimin që lojtari të rifillojë stërvitjen me shokët e ekipit.

Ai pritej ta humbte ndeshjen e parë ndaj Atletico Madrid më 20 shkurt, gjithsesi kampionët e Italisë kanë marrë lajme të mira me rikthimin e tij.

Juventus do të ndeshet me Frosinone-n të premten, por Bonucci pritet të mos luajë për të qenë gati ndaj spanjollëve.

Qendërmbrojtësi ka bërë 24 paraqitje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, duke shënuar një gol.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT HOLANDEZ NË DILEMË/ Mbrojtësi De Ligt: Mund të ndodhë transferimi tek…

Delo.autor

NAPOLI BËN “ÇMENDURINË”/ Barazon rezultatin përballë “Zonjës së Vjetër”, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Lista e Champions League e Juventus, Allegri përjashton gjermanin

Q.Autor

Leave a Comment