Futboll Seria A Sport

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Del Piero bëhet tifoz me Interin, shpreson tek ylli…

Inter po bën të ëndrrojnë tifozët zikaltër dhe jo vetëm.

Skuadra e Conte-s do të luajë të premten në finalen e Europa League kundër Sevilla-s dhe mes atyre që do të mbështesin milanezët do të jetë edhe një ish-rival i madh: Alessandro del Piero.

I ftuar në Sky, ish-kapiteni legjendar i Zonjës ka analizuar momentin e Inter-it dhe i ka uruar skuadrës së Conte-s që të triumfojnë në finale kundër Sevilla-s.

“Shpresoj që Lukaku ta kalojë faktin se nuk shënon kurrë kundër të mëdhave dhe që ta ndihmojë Inter-in që të fitojë titullin sepse më pëlqen shumë si lojtar”, ka thënë ish-numri 10-të i Juventus-it.

“Kjo finale, në rast fitoreje, mund t’i japë një domethënie më të madhe marrëdhënies së Conte-s me Inter-in dhe të ardhmes së zikaltërve”, ka përfunduar Del Piero.

Related posts

“LUFTUAM SHUMË, MËSUAM NGA ANGLIA”/ Ismajli: I lumtur që rikthehem, jap maksimumin

F.autor

Më i vjetri 45 vjeç, njihuni me 32 kapitenët e Botërorit të Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI I “LOS BLANCOS” NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Valdano: Gjigantë të vërtetë, kanë mbajtur Real-in në lojë

Delo.autor

Leave a Comment