Futboll Premier League Sport

CILËN SKUADËR ZGJEDH MES CITYT DHE LIVERPOOLIT? Eric Cantona përgjigjet në mënyrën e tij

Do më shumë mamin apo babin? Kjo është pyetja klasike së cilës nuk di si t’i përgjigjesh. Megjithatë, ndodh edhe në futboll që të vihesh përballë disa zgjedhjeve të vështira. Siç ndodh kur duhet të zgjedhësh mes dy rivalëve.

Tifozët e Manchester United nuk janë aspak të lumtur në këtë sezon, duke parë se për titullin janë në garë dy rivalët e tyre të përjetshëm, Manchester City dhe Liverpool. Po nëse do të ishin të detyruar të zgjidhnin, cilin ekip do të preferonin që ta fitonte titullin? Përgjigjen e jep Eric Cantona.

“Cilën skuadër zgjedh mes Manchester City-t dhe Liverpool-it? Asnjërën! Është si të më pyesësh nëse do të preferoja të kisha dhëmbë prej druri apo këmbë prej sfungjeri!”. Me pak fjalë, francezi nuk do ta kishte problem nëse Premier League do të mbyllej pa asnjë fitues.

“Është e dhimbshme për ne, por të dy ekipet luajnë një futboll shumë të mirë. Gjithsesi, nëse sezoni do të kishte filluar para dhjetë ndeshjesh, Manchester United do të ishte në vendin e parë”.

“City dhe Liverpool luajnë një futboll sulmues dhe shënojnë shumë. Një stil i ngjashëm me atë të Manchester United. Kanë të njëjtën filozofi që kishim ne, duan të argëtohen në fushë”, ka thënë Cantona.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT FRANCEZ/ Dëgjoni se çfarë thotë Icardi tani që u largua nga Inter

Delo.autor

SISTEMI VAR DHE NË SHQIPËRI/ Një revolucion për futbollin e problemeve të mëdha, ja kur do të përdoret

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Tottenham, ja sa këkojnë anglezët për ta lënë të lirë

Delo.autor

Leave a Comment