Gossip

“ÇKEMI SHOKU IM”/ Beckham imiton dhe përshëndet Mbappe mes dëborës (FOTO)

David Beckham u përpoq të bënte përshtypjen më të mirë te Kylian Mbappe gjatë pushimeve që po kalon në Francë, së bashku me familjen, duke skijuar në vende me dëborë. Ish-kapiteni i Anglisë dhe i Manchester United po shijon borën në një vend-pushim pranë Saint Gervais, në juglindje të vendit, pranë Mont Blanc.

Ai ka ndarë foto nga këto pushime në Instagram dhe ka marrë kohë që të kryqëzojë krahët duke imituar fituesin e Kupës së Botës në “Rusia 2018”. Mbi foton, ku Beckham shfaqet duke imituar Mbappe në rastin e shënimit të golave, 43-vjeçari anglez shkroi: “What’s up my friend @ k.mbappe & @psg.”

Pozicioni i palosur i duarve është tashmë një pamje e njohur për tifozët e futbollit, përkundër karrierës së shkurtër profesionale të 20-vjeçarit francez. Ylli i PSG  përsëriti mënyrën e veçantë të festimit të golit kur i shënoi klubit të dashur të Beckham, Manchester United, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëe, në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, Neymar bëri të pamundurën për mungesën e Mbappe, duke përsëritur kremtimin duke shikuar fitoren 2-0 në televizion. Gruaja Victoria dhe fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper janë, gjithashtu, pjesë e këtij udhëtimi udhëtimi t ëish-futbollistit të njohur në Francë, për të shijuar sportin e skive. Çifti i famshëm ka përdorur rrjetet sociale për t’i mbajtur ndjekësit të përditësuar në lidhje me pushimet, secili duke postuar foto me fëmijët e tyre.

Related posts

ËSHTË PARTNERJA E MBROJTËSIT TË JUVENTUS/ Pas pushimeve, bukuroshja super seksi i përkushtohet palestrës (FOTO)

Delo.autor

Ish-futbollisti i disa skuadrave, trupi që vazhdon të godasë rrjetet sociale (fotot)

Sadik.Autor

HARRON NDËSHKIMIN E PENALLTISË KUNDËR EMPOLIT/ Icardi feston 5 vjetorin e martesës, ja surpriza për Wanda Naran (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment