Futboll Sport

“NDARJA NUK ËSHTË PRANUAR…”/ Benitez: Tek Inter fitova pa lojtarët që më premtuan. Coutinho…

Një ndarje që nuk është pranuar kurrë dhe që vazhdon të diskutohet akoma sot. Gjatë një interviste të dhënë për “AS”, Rafa Benitez është kthyer të flasë për periudhën e kaluar në drejtim të Inter-it.

Një eksperiencë që ka zgjatur pak (rreth 6 muaj), por gjatë së cilës kanë ardhur gjithsesi dy trofe pas “Tripletës” dhe pas largimit të Jose Mourinho-s: Superkupa e Italisë dhe Botërori për Klube. Më pas ka ardhur prishja e marrëdhënies me presidentin Moratti pas deklaratave të bëra nga trajneri spanjoll (tani te Newcastle) në përfundim të finales së botërorit.

“Nuk mund të thuhet se metoda ime nuk ka funksionuar tek Inter-i. Aty kam fituar dy trofe dhe pa blerjet që më premtuan. U mor vetëm Coutinho, që ishte një fëmijë në atë kohë. Te Real Madrid, nga ana tjetër, isha në rrugën e duhur, dy pikë larg Barcelona-s dhe i kualifikuar në raundin pasardhës të Champions League. Ndonjëherë thjesht nuk të lënë të fitosh”, ka thënë Benitez.

“Është e rëndësishme të menaxhosh egot e lojtarëve brenda një ekipi. Nuk është gjithmonë e lehtë të aplikosh metodën e punës, sepse ka lojtarë që e mendojnë ndryshe. Gjithsesi, fitoret e arritura në Spanjë, Itali dhe Angli tregojnë se kjo metodë funksionon. Jam një trajner që i kushtoj një vëmendje të madhe detajeve dhe, për mendimin tim, ky është një aspekt i rëndësishëm nëse do të fitosh”.

“Ka trajnerë me fat, të cilët marrin drejtimin e një ekip dhe kanë lojtarë që mund të zgjidhin çdo situatë. Unë nuk jam kështu, sepse kujdesem për çdo detaj me synimin për të marrë maksimumin nga futbollistët që kam në dispozicion. VAR? Është i domosdoshëm në futbollin e sotëm. Duhet menaxhuar në mënyrën e duhur, por është i nevojshëm”, ka përfunduar spanjolli.

Related posts

DUELI NË CHAMPIONS/ Man United-Juventus dhe një histori me Zidane në “Old Trafford”

Isa.Autor

BARCELONA-ESPANYOL/ “Katalanasit” përfitojnë një penallti, Depay nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet nga kompeticoni. Ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment