Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ UEFA “kërcënon”: PSG dhe Manchester City nuk janë të mëdhenj për ne, çdo klub që…

Fair Play Financiar është sulmuar shumë vitet e fundit për shkak të faktit se nuk ka funksionuar ashtu si duhet për shumë klube dhe ka funksionuar me rigorizitet për disa.

PSG dhe Manchester City më të “përkëdhelurat”, kjo edhe falë pushtetit që vjen nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara në aspekt politik dhe financiar.

Megjithatë, sipas asaj që Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, deklaroi gjatë zgjedhjes për të rinovuar mandatin në krye të institucionit të lartë edhe për 4 vite të tjera, të dy klubet duhet të frikësohen.

“Përpara së gjithash, nuk jam i sigurt se nuk ka ndodhur asgjë gjatë këtyre dy muajve, pasi organet përkatëse janë duke u marrë, vlerësuar dhe analizuar çdo gjë.

“PSG dhe Manchester City nuk janë aq të mëdhenj për ne dhe nuk flasim vetëm për ato. Çdo klub që shkel rregullat do të ndëshkohet, nuk duam t’ia dimë. Nuk do t’i ndëshkoj unë, por organet përkatëse”.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Vllaznia. Rezultati 0-1

Delo.autor

FESTOI 40 VJETORIN/ Çudit Ibrahimoviç: Nëse nuk do të luaja futboll do të isha një kriminel

F.autor

Mbledhje emergjente në FSHF, Panucci rikthehet në Shqipëri për të monitoruar futbollistët e Superligës

Sadik.Autor

Leave a Comment