Futboll Sport

DËSHTIMI I CR7 NË CHAMPIONS? Allegri shkarkohej nga Grosseto, ndërsa Mbappe ishte…

Champions League 2005-06 ishte një makth i vërtetë për Cristiano Ronaldo, pas golit të shënuar ndaj Debrecen në paraeliminatoret, asnjë gol me Manchester United në 6 ndeshjet për portugezin dhe eliminim i menjëhershëm që në fazën e grupeve për “Djajtë e Kuq”, që u renditën në vend të fundit.

Këtë sezon CR7 ka shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje, pikërisht ndaj Manchester United në “Allianz”. Për momentin ky eshtë sezoni i tij i dytë më i keq i të gjitha kohërave në terma realizueshmërie, që nga kur është transferuar në futbollin elitar.

Portugezi vjen pas 7 sezonesh radhazi në të cilat shënon një numër golash me dyshifror në Champions, që të gjithë me fanellën e Real Madrid, shoqëruar dhe shpërblyer me katër trofe të Champions League në vitrinën e arritjeve të tij.

Çfarë ndodhte në sezonin 2005-06? Atë sezon ishte Barcelona që fitoi trofeun e Champions League falë një goli të Belletti, që ishte i mjaftueshëm për katalanast të fitonin me përmbysje ndaj Arsenal të Arsene Wenger.

Në të njëjtin sezon Juventus i Fabio Capello fitonte titullin në Seria A, por në verë plasi skandali “Calciopoli”. Ndërkohë që më datë 9 korrik të vitit 2006, Italia e Macelo Lippi shpallet fituese e Kupës së Botës në Gjermani.

Trofeu individual më i lakmuar, “Topi i Artë 2006” atë sezon shkoi për Fabio Cannavaro, në një kohë kur Kylian Mbappe që fitoi këtë edicion trofeun për të rinjtë, mbushte 8 vjeç, teksa trajneri aktual i Juventus, Massimiliano Allegri, shkarkohej nga drejtimi i Grosseto.

Related posts

E DHIMBSHME/ Vritet FUTBOLLSTI SHQIPTAR në Greqi, VIKTIMA ka mar goditje në…

Isa.Autor

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Delo.autor

Vangjeli thumbon Partizanin edhe me një shishe uji

Sadik.Autor

Leave a Comment