Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET SFIDA BARAZIM PA GOLA/ Kukësi ngec me Laçin, rikthehen skenat e dhunës në stadium (VIDEO)

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Laçit e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Kamzës. Një rezultat zhgënjyes për skuadrën e Cungut, që i ka dhënë mundësinë skuadrës së Partizanit të thellojë diferencën në +5.

Pavarësisht përpjekjeve të shpeshta, verilindorët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke humbur 2 pikë në “shtëpi”.

Ndërkohë nuk munguan as skenat e dhunës në përballjen e sotme. Në minutën e 62-të, gjyqtari anësor, Denis Rexha u godit me sende të forta nga tifozët e Kukësit. Loja u ndërpre për disa minuta, teksa rifilloi normalisht.

Ndeshja

Foto: P.Pashollari

 

KUKËSI-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Zëvendësimi i dytë te Laçi, largohet Xhixha në fushë Bojan Najdenov.

80′ Kukësi hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

74′  Vjen ndërrimi i dytë nga trajneri Armando Cungu. Kalaja zë vendin e Valon Ethemit te Kukësi.

73′  Laçi fiton një goditje këndi. Kroson Jonuzi, largon topin nga zona Shameti.

66′ Pranë golit Kukësi. Cuculi provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, zgjatet mjaft mirë Selmani që e dërgon topin në këndore.

64′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Krasniqi, vendin e tij e zë Limaj.
62′ Ngjarje e paprecedentë në Kamzë, gjyqtari anësor Denis Rexha është goditur me sende të forta nga tifozët e Kukësit.

57′ Zëvendësimi i parë te Laci, largohet Berisha, vendin e tij e zë Ndriçim Shtubina.

53′ Redon Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë pë ndërhyrje të gabuar ndaj Shametit.

47′ Selmani i thotë “jo” golit. Pas një gjuajtje potente të Çyrbjas, portieri i Laçit bë një pritje shpëtimtare duke devijuar topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+2′ Sefgjinaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Selmani bën heroin, teksa me një fluturim në trekëndësh  i mohon golin e avantazhit vlonjatit Shkurtaj. Pranë golit Kukësi.

38′ Jonuzi provon me një gjuajtje nga distanca, shoqëron topin portieri Frashëri.

33′ Një tjetër karton i verdhë për futbollistët e Laçit, ndëshkohet dhe i riu Çokaj.

31′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin. Xhixha del i vetëm përballë portierit Frashëri, por nuk arrin të finalizojë siç duhet, duke ia dorëzuar topin portierit Frashëri.

30′ Sefgjinaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

24′ Melo provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

22′ Ethemi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti, i cili ishte shumë pranë aksionit.

17′ Minuta të qeta me qarkullime të shpeshta të topit në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

9′ Rroca provon me kokë pas një top të harkuar nga e djathta, por kontrollon gjithçka Selmani.

8′ Dzaria provon të hedhë një top të rrezikshëm brenda zonës, por Eller devijon topin në goditje nga këndi.

3′ Kukësi e nis në sulm sfidën. Rroca harkon një top nga e djathta për Shametin, kapiteni i verilindorëve nuk arrin të koordinohet siç duhet me kokë. Largojnë rrezikun futbollistët e Laçit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

PAS POLEMIKAVE TË SHUMTA BRENDA KLUBIT/ Drejtori i Barcelonës merr këtë vendim përfundimtar për Neymar

Delo.autor

Mbrojtësi i Marseille i ‘hedh benzinë zjarrit’: Neymar e kërkoi vetë dëmtimin

Q.Autor

Rennes-PSG, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment