Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Tirana: Bakaj; Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale, Hasani, Kobinah, Ngo
Trajner: Ardian Mema

Skënderbeu: Koliqi, Meksi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Muzaka (40’Muja), Taipi, Daja, Krasniqi, Bregu, Gripshi
Trajner: 
Ilir Daja

Minutë pas minute:

45+2′ GOOOL Tirana! Ka shënuar Ngo!

45+1’ Gripshi në zonë përballë Dokës kërkon hapësirë për të krosuar, por fiton një goditje nga këndi.

45′ Akordohen edhe 2 minuta shtesë.

44’ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të Kobina, por sërish gabon ky i fundit pas e çon topin lehtë në duart e Koliçit edhe pse kishte mundësi të mirë.

43’ Tjetër karton i verdhë dhe tashmë është Turtulli ai që ndëshkohet pas një faulli në mesfushë.

42’ Ndërhyrje e gabuar nga ana e Kales në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

40’ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu me Muzakën që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Muja i cili debuton me fanellën e Skënderbeut.

35’ Tjetër goditje dënimi për Tiranën dhe është Kobina ai që kroson në zonë, por topi përfundon jashtë pa shqetësuar portën e Tiranës.

28’ Goditje dënimi në favor të Tiranës, por Doka dhe Kobina nuk merren vesh me njëri-tjetrin duke i dhuruar topin korçarëve.

25’ Tjetër faull nga Batha dhe ndëshkohet me karton të verdhë ndërkohë që ka probleme edhe për Osmanin që detyrohet të marrë ndihmën e parë.

21′ Godet Bregu në krahun e portierit, por Bakaj reagon mirë dhe ndal Bregun por edhe një aksion të dytë të Tiranës.

20’ Mundësi e mirë për Bregun që tenton të hyjë në zonë, por shkakton faull Osmani dhe merr karton të verdhë.

18’ Mundësi e mirë tashmë për Tiranën pasi ka një goditje dënimi shumë pranë zonës dhe është Kale ai që e merr përsipër. Kroson në zonë Kale, por topi është i gabuar dhe largohet nga Gripshi.

14′ Mundësi e artë për Ngo që del para portierit por gabon me gjuajtjen e tij.

13’ Sërish rrezikshëm Tirana me anë të kombinimeve mes Ngo dhe Hasanit, por mbrojtja vendase është vendosur mirë në këto minuta të para.

11’ Tjetër aksion për Tiranën, megjithatë Kale gabon duke humbur topin në hyrje të zonës e duke shkaktuar edhe faull.

10’ Lojë e ashpër nga Kale dhe Batha ndaj Gripshit, ndërkohë që ka edhe një goditje dënimi për bardhekuqtë.

8’ Kobina luan një top të mirë për Ngon, të cilin e kap pa mendje dhe nuk arrin ta kapë për të dalë i vetëm përballë portierit.

5’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën dhe është Ngo ai që nxjerr Hasanin para portës por ka shqetësimin e Meksit dhe godet në rrëshqitje, por topi nuk ka forcë duke shkuar lehtë në duart e Koliçit.

4’ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të një krosimi të lartë në zonë, megjithatë Turtulli ndërhyn saktë dhe largon.

2’ Bardheblutë e nisin mirë dhe mundohen menjëherë të krijojnë hapësira në sulm, megjithatë mbrojtja vendase është vendosur mirë.

1′ Nis takimi në kryeqytet mes Tiranës dhe Skënderbeut!

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me disa nga momentet PREKSE të sulmuesi brazilian

Sadik.Autor

REFLEKTON MAVRAJ: Kërkoj falje, mos më PARAGJYKONI se kam sakrifikuar edhe…

Isa.Autor

KAOS/ COVID-19 prek 6 lojtarë, shtyhet ndeshja në Spanjë!

Delo.autor

Leave a Comment