Futboll Sport

DYSHJA MË “VRASËSE” NË EUROPË/ Ja furia e sulmit gjerman që do kalojë mbi Interin (FOTO)

Eintracht Frankfurt ka patur një sezon solid këtë vit duke shënuar 60 gola në 31 ndeshje, me kombinimin e Luka Jovic dhe Sebastien Haller që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën gjermane.

Sot, shorti i Europa League i vendosi përballë Interit. Jo më kot Frankfurt u cilësua një skuadër e fortë për Inter, pasi gjermanët arritën të kalojnë grupin me pikë të plota, duke dominuar të gjithë kundërshtarët, ashtu siç bëri ndaj Shakhtar Donetsk në fazën e mëparshme.

Dyshja Jovic-Haller kanë shënuar dhe asistuar në 52 raste nga 60 golat e shënuar. Jovic mban firmën e 20 golave dhe 5 asistve, ndërsa Haller ka tundur rrjetën në 16 raste dhe ka asistuar në 11 të tjera.

Në media ka qarkulluar informacioni se Jovic ka arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe në fund të sezonit do kalojë në Spanjë, por këtë sezon sulmuesi serb nuk di të ndalet së shënuari dhe ndërkohë klubet që e kërkojnë sa vijnë e shtohen.

Related posts

LAJMËRON LARGIMIN NGA KOMBËTARJA PORTOKALLI/ Van Gaal: Katari, Botërori i fundit me Holandën

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1990: Gjermania Perëndimore bën tripletë në tokën italiane

Isa.Autor

SKANDALI/ WADA nuk tërhiqet: Antidopingu rus do të qëndrojë i pezulluar

Isa.Autor

Leave a Comment