Bundesliga Futboll

Zyrtare: Joakim Watzke shef ekzekutiv i Dortmundit deri në vitin 2022

Ajo që po përflitej prej ditësh tashmë është bërë realitet. Hans-Joachim Watzke ka rinovuar kontratën me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2022. Shefi ekzekutiv i verdhezinjve ka patur një rol kyç në sukseset e skuadrës, sidomos në ato financiare gjatë dekadës së fundit, ndaj drejtuesit e klubit nuk kanë hezituar për t’i ofruar një kontratë të re, që i skadon pas katër vitesh. Në jë komunukatë zyrtare, presidenti Reinhard Rauball vlerësoi punën e 58-vjeçarit, duke i dhënë besim të plotë në manaxhimin sportiv edhe për vitet që do të pasojnë.

Dortmundi është një klub i shëndetshëm financiarisht, sidomos pas shitjes së Ousmane Dembele te Barcelona dhe Pierre-Aimerick Aubameyang tek Arsenali për shifra rekord, që bashkë me bonuset në total mund të kalojnë 200 milionnë euro. Emërimi i Jurgen Klopp në krye të skuadrës në vitin 2008 konsiderohet si “çelësi” i nisjes së një epokë te re te verdhezinjtë.

Related posts

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Q.Autor

DUELI PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ Ja kush qëndron pranë trajnerit Lerda (FOTO)

Delo.autor

“ARRITJE E MADHE, LUAJTËT ME ZEMËR”/ Ambasada e SHBA në Prishtinë vlerëson Kosovën

F.autor

Leave a Comment