Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Icardi do mbyllë sezonin me Interin, ja pse qëndron jashtë fushe

Mauro Icardi vijon të jetë jashtë grumbullimit me skuadrën e Interit, teksa çështja ka marrë një dimension tjetër. Klubi i hoqi atij shiritin e kapitenit dhe nga raportimet e bëra është mësuar se ai nuk kthehet në fushë pa iu ridhënë shiriti.

Për këtë, Icardi ka kohë që qëndron jashtë fushe me arsyetimin se është i dëmtuar. Inter bëri një kontroll për të dhe rezultoi se sulmuesi nuk ka asnjë dëmtim. Një histori trilli, që në këtë mes nuk dihet se cila palë po gënjen.

“Corriere dello Sport” ka publikuar një lajm të bujshëm ditën e sotme, ku thekson se Icardi ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në gju, për pasojë të mbyllë fazën e mbetur të sezonit. Argjentinasi ankohet për dhimbje në gju dhe sipas medies italiane deri tani ai është mbajtur me injeksione, por dëmtimi nuk është zhdukur plotësisht.

Me situatën e krijuar 26-vjeçari nuk do rrezikojë më shumë me gjurin e tij dhe në ditët në vijim mjekët do të bëjnë një vlerësim të ri. Ka mundësi reale që ata të japin “OK” për të kryer operacion në gju për Icardin, me qëllimin për të pastruar zonën e dëmtuar dhe të zhduket inflamacioni.

Nëse ish-kapiteni operohet do të duhet të qëndrojë të paktën për 2 muaj jashtë fushe dhe mund të kthehet i gatshëm për të luajtur vetëm në sezonin e ardhshëm, kohë ku nuk dihet nëse do e gjejë si zikaltër apo në ndonjë klub tjetër.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ EKSPERTI italian jep 3 SUPER NDESHJE që ju bën MILIONERË

Isa.Autor

ËSHTË KUNDËR KRIJIMIT TË LIGËS EUROPIANE/ Guardiola kundërshton: Ligat e ulëta do të “vdisnin”…

Delo.autor

FITOI TRIPLETËN ME INTER/ Ish-mesfushori pranë stolit të skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment