Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME “DOPIETË”/ Sulmuesi Hebaj: I kënaqur që shënova 2 golat, shpresoj të…

Rubin Hebaj realizoi dopietë në triumfin e sotëm ndaj Flamurtarit. Në prononcimin pas ndeshjes sulmuesi shkodran u shpreh:

Një tjetër dygolësh, i ke dhënë Partizanit  6 pikë nga stoli, si ndihesh?

Jam i kënaqur që shënova 2 golat dhe i dhashë fitoren ekipit. Shpresoj të bëj sa më shumë gola dhe të paraqitem sa më mirë.

Do të preferojë që në derbi të vije sërish nga stoli dhe t’i shënoje Tiranës?

Do të preferoja të shënoja. Shpresoj të kem sa më shumë minuta dhe të jap më të mirën në fushë.

Kush ishte asisti më i mirë i Koliçit apo i Asanit?

Më i bukur ishte asisti i Asanit. Zakonisht nuk kroson me të djathtë, sot e dha unë isha aty dhe jam i kënaqur që shënova.

A mendon se ky derbi mund të jetë më i vështirë?

Çdo derbi është i vështirë. Ne do ti marrim ndeshjet një nga një dhe të bëjmë më të mirën tonë.

A të ngacmon ndonjë futbollist shkodran?

Ngacmimet janë gjatë gjithë vitit, ne jemi shokë dhe dalim me njëri-tjetrin. Le të fitojë më i miri.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me disa momente më të pakuptueshme përgjatë Botëroreve

Sadik.Autor

UEFA ZBULON 11 MË TË MIRËT/ Një shqiptar në formacionin e javës tek Europa Leagues (FOTO)

Delo.autor

BASTET/ Anglia favorite, ja si kuotohen kombëtaret për fitimin e EURO 2020

Delo.autor

Leave a Comment