Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË DILEMË/ Një darkë e kthen Sarrin në Serinë A, ja ekipi

Tre humbje në 5 ndeshjet e fundit, vendi i gjashtë në Premier League, eliminim nga Kupa FA dhe një lojë që sa vjen e bëhet edhe më e shëmtuar. Mjafton kaq që Maurizio Sarri të jetë praktikisht një “dead man ëalking” në Londër, me pushimin nga puna që është vetëm çështje kohe, sipas mediave britanike.

Për këtë arsye, ish-trajneri i Napolit po sheh nga e ardhmja dhe duket se e ka kuptuar që Anglia nuk është ambienti i duhur për të.

E përditshmja italiane La Repubblica shkruan sot se ditët e fundit Sarri ka darkuar me Franco Baldini-n, ish-drejtues i Romës dhe këshilltar personal i presidentit verdhekuq James Pallotta.

Eusebio Di Francesco është pak a shumë në të njëjtat ujëra si Sarri, sepse aventura e tij te Roma është drejt përfundimit, tani ose në maj. Në verë mund të largohet edhe drejtori sportiv Monchi, i cili ka qenë mbështetësi më i madh i Di Francesco-s, ndaj duket se po përgatitet revolucion total në klubin italian.

Baldini i ka konfirmuar Sarri-t se Roma e vlerëson shumë, ashtu si në vitin 2015, kur kërkonte të firmoste me të, ndaj trajneri italian tashmë bën gati finalen e Kupës së Ligës në Angli, kundër Manchester City-t në fundjavë, duke e ditur se një humbje e largon nga puna dhe e kthen që tani në Itali, në pritje që Roma t’i japë stolin verdhekuq.

Related posts

MANCHESTER UNITED-LEIPZIG/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren e radhës në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA NË BOTËROR/ Bayern “LUFTË” me Barçën për një SUPER mesfushor

Isa.Autor

Perez ia “plas” në ftyrë Ronaldo-s: “Nuk kam para për ta përmirësuar pagën”

Q.Autor

Leave a Comment