Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Arrestohen 2 tifozë, imitojnë rrëzimin e aeroplanit ku humbi jetën Sala

Ndërkohë që e gjithë Europa nderon ish-sulmuesin argjentinas Emiliano Sala, që humbi jetën pas një aksidenti ajror, një ngjarje e rëndë është verifikuar në Premier League. Në ndeshjen Southampton-Cardiff, fituar 2-1 nga miqtë, dy tifozë të ekipit vendës u tallën me ata miq.

Nga tribuna qendrore, dy tifozë të Southampton imitonin gjestin e një aeroplani. Kjo skenë e turpshme, 3 ditë nga gjetja e trupit të futbollistit në La Mansh, është filmuar nga kamerat amatore dhe është dënuar rëndë.

Klubi i Southampton, përmes një deklarate për shtyp, konfirmon se 2 tifozë janë arrestuar e bashkë me ta i është dorëzuar policisë edhe dokumentacioni i nevojshëm për hetim. “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë për të evidentuar raste të tjera të tilla të turpshme karshi tifozëve të Cardiff. Kjo sjellje e shëmtuar është e patolerueshme. Klubi do të mbajë qëndrim karshi tifozëve”.

Mësohet se dy tifozët janë lënë të lirë nga policia, por klubi i Southampton u ka ndaluar hyrjen në stadium për 3 vitet e ardhshme. Cardiff është skuadra ku Sala duhej të luante, pas transferimit nga Nantë, në merkaton e janarit. Por avioni ku ai po udhëtonte u rrëzua dhe lojtari humbi jetën.

Related posts

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Aubameyang realizon një gol “MAGJIK” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE DETYRON JUVENTUSIN TË LËVIZË/ Sulmuesi bardhezi me “valixhe në duar”

Delo.autor

Leave a Comment