Futboll Premier League Sport

U TRANSFERUA NË LONDËR/ Higuain zbulon: Cikli im në Itali kishte përfunduar, ai ekip nuk u bë…

Eksperienca e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuan te Milani zgjati pak muaj. “Il Pipita” u largua në janar nga Milano dhe Seria A për t’u transferuar te Chelsea, në Londër. Aty ai ka rigjetur trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar edhe më parë te Napoli.

Në një intervistë për “Sky Sport”, sulmuesi 31-vjeçar ka shpjeguar arsyet se përse vendosi të bëjë këtë zgjedhje. “Cikli im në Itali kishte përfunduar. Pas Napolit kalova te Juventusi, ku fitova 2 tituj kampionë dhe luajta në finalen e Champions League. Në Milano kalova muaj të vështirë, por nuk mendoj se niveli im ra gjatë këtyre pak muajve. Ai ekip nuk u bë kurrë i afërt për mua si dy të parët për arsye të ndryshme”, tha Higuain.

Më tej, duke folur për transferimin te “blutë” e Londrës, argjentinasi shton: “Ishte një shans i artë për mua, që nuk mund ta refuzoja. Para faktit që do të kisha sërish Maurizio Sarri si trajner nuk hezitova asnjë moment. Është një trajner që me njeh mirë dhe di se si të marrë më të mirën nga unë. Tani jam më i lumtur dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë, për të arritur objektivat që ka klubi”, tha Higuain.

Related posts

ZGJEDHJET NË FUTBOLL NË LEZHË/ Jo vetëm Duka dhe Shakohoxha, në garë për FSHF hyn edhe Starova

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Valencia ndal Barcelonën në “Camp Nou” dhe ndajnë pikët

Delo.autor

E BUJSHME/ Ja 5 ekipet më të këqija në Europë për vitin 2018, nuk ka surpriza

F.autor

Leave a Comment