Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SPARTA PRAUGE/ Pioli: Nëse vazhdojmë kështu, do ta kem shumë të vështirë

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk e ka përmbajtur entuziazmin pas fitores 3-0 të arritur në Europa League kundër Sparta Prague.

“Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën, asnjë nuk është një alternativë për mua, kam  fatin që të kem shumë titullarë, dhe sa më shumë të vazhdojmë kështu, aq më të vështirë do ta kem për të zgjedhur”, ka thënë Pioli për Milan TV.

“Kur luan kaq shpesh djeg shumë energji psikologjike dhe fizike, është shumë e rëndësishme të jesh gjithmonë në maksimum”.

“Tani kemi pak kohë për të rikuperuar, na pret një provë e vështirë kundër një kundërshtari (Udinese) që vitin e kaluar na vuri në vështirësi në San Siro”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dy basketbollistë të Lakers, pozitiv në testin e COVID-19

Delo.autor

KRIZA E MADHE TEK “LOS BLANCOS”/ Rezervat në Real Madrid, 36 lojtarë me…

Delo.autor

Kontaktet me Çelsin? Hysaj fluturon drejt Londrës…

Sadik.Autor

Leave a Comment