Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NË BUNDESLIGA/ Bayerni arrin marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë, ja shifra e çmendur

Timo Werner ka arritur akordin me Bayern Munich, sipas raporteve në Gjermani.

Sulmuesi i përfaqësueses gjermane ka kohë që përflitet për një largim nga RB Leipzig dhe shumë klube evropiane si Liverpool, PSG, Barcelona apo Real Madrid kanë shfaqur interes për të.

Megjithatë, SportBild raporton se bomberi i Leipzig pritet të shkojë në Allianz Arena.

Çështja nuk ka përfunduar akoma, pasi dy klubet duhet të arrijnë marrëveshjen për shumën që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin.

Për momentin, akordi është arritur vetëm me agjentin e Werner. Sulmuesi nuk ka shënuar asnjë gol në fazën e dytë dhe ka një kontratë deri më 2020 me RB.

Megjithëse klubi aktual i ofroi rinovimin me dyfishin e rrogës, ai mesa duket ka zgjedhur të largohet për të luajtur te një skuadër më e madhe siç është Bayern.

Leipzig thuhet se kërkon rreth 60 mln euro për sulmuesin dhe Bayern është i gatshëm ta paguajë teksa ka nisur rinovimin e skuadrës.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po lejojnë qëllimisht PSG-në që të fitojë terren, ja strategjia e Manchester City-t për Messin…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË FUTBOLLIN AUSTRIAK/ Godet me kokë një kundërshtar rastësor për t’ia treguar si shembull gjyqtarit

Delo.autor

“DRIDHET” ROMA DHE MOURINHO/ Juventus nis kontaktet me yllin e skuadrës “verdhekuqe”, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment