Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NË BUNDESLIGA/ Misteri i Neuerit shqetëson ekipin dhe tifozët

Bayern Munich po e rimerr veten, por Borussia Dortmund mbetet larg. Verdhezinjtë nuk po gabojnë, ndërsa kampionët në fuqi kanë disa probleme. Një prej të cilëve, siç ka shkruar “Mundo Deportivo”, ka   të bëjë me një lojtar që ka qenë një pikë referimi për skuadrën në 10-vjeçarin e fundit.

Rreth Neuer, në fakt, ka një mister që po shqetëson shokët e skuadrës dhe tifozët. Portieri gjerman vjen nga ai që ishte sezoni i tij më  i keq në karrierë, pjesën më të madhe të të cilit e kaloi në infermieri. Dhe problemet vazhdojnë…

Bayern ka lajmëruar me një mesazh në Twitter se Neuer nuk do të luajë në ndeshjen kundër Leverkusen. Arsyeja, një dëmtim në kyçin e dorës. Deri këtu, gjithçka normale. Çështja është se klubi nuk ka dhënë informacione në lidhje me prognozën dhe me kohën e rikuperimit.

Një lëvizje për të destabilizuar Liverpool-in, kundër të cilit Bayern do të luajë në  1/8-at e Champions League pas tri javësh? Apo nuk e kanë me të vërtetë idenë se kur mund të kthehet në fushë portieri? Ka shumë mundësi që të jetë kjo e dyta, duke parë sa ka zgjatur rikuperimi i tij pas dëmtimit të fundit, edhe pse “BILD” ka përjashtuar mundësinë e një frakture.

Gjithsesi, problemet për Bayern mbeten, me ose pa Neuer. Gjërat nuk shkojnë shumë mirë edhe kur ai është në fushë. Të dhënat flasin qartë, ky është sezoni më i dobët i Neuer që nga momenti i transferimit të tij te bavarezët. Ai ka arritur ta mbajë rrjetën e portës së tij të paprekur vetëm në gjashtë ndeshje, kur në kampionatet e kaluara ishin mbi njëzet.

Duk u bazuar te statistikat, Neuer është një nga portierët më të dobët te Bundesliga-s për numrin e golave të pësuar për çdo gjuajtje në portë. Një çështje që shqetëson edhe shokët e tij të skuadrës, siç ka thënë Goretzka për “Fox Sports”: “Do të ishte mirë sikur të mos pësonim gola. Mund të sulmonim me qetësi, pa frikën për të pësuar gol në kundërsulm”.

Një sinjal se kolosi gjerman nuk është më më i miri?

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Edy Reja firmos kontratën e re me Dukën, ja objektivi i vendosur nga FSHF

Delo.autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Mjaftojnë vetëm 3 minuta, Suarez asist spektakolar tek Atletico (VIDEO)

Delo.autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ 10 vite shpenzime, por kaosi vazhdon

Delo.autor

Leave a Comment